Sasha Cvjetan, Zhelko Gjukiq, Dragan Mediq, Dragan Borojeviq, dhe Miodrag Shollaja, shumica të dënuar me nga 20 vite burgim, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare janë pjesëtarët rezervë të Njësisë famëkeqe Shkorpionët, e që janë autor të masakrës së 14 civilëve, anëtarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë. Përkundër që këta kriminelë janë dënuar për masakrën e 28 marsit, e mbijetuara Saranda Bogujevci thotë se fatkeqësisht një pjesë e madhe e tyre janë liruar para se të përfundojnë dënimin e plotë.
“Bill Clinton dhe Medeline Albrigh, gënjyen se serbët kryen e masakra e vranë civilë në Kosovë”.
Kështu kishte deklaruar në vitin 2020, Ivica Daçiq, tash ministër i Jashtëm i Serbisë.
Daçiq njihet për tendencën për të mohuar krimet në Kosovë, megjithatë në vitin 2013 ishte përballur për së afërmi me mizoritë që kanë krye mbi civilët.
Në Qendrën Kulturore të Beogradit ishte hapur një ekspozitë që ishte realizuar në bashkëpunim me Saranda, Fatos dhe Jehona Bogujevcin, të mbijetuar të masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu.
Autorët e kësaj masakre që kishin kryer krime të tmerrshme paraprakisht edhe ndaj civilëve në Bosnje, janë pjesëtarët rezervë të Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ), nën emrin “Shkorpionët”.
Saranda Bogujevci të cilës i janë vrarë 16 anëtarë të familjes, dhe e cila i mbijetoi 16 plumbave thotë se disa nga të dënuarit për masakrën ku viktimë ishte edhe ajo janë liruar para vuajtjes së plotë të dënimit.
“Në krejt këtë tmerr që e kemi përjetuar e kemi pasur një fat ku pas luftës jemi dërgu në Angli për shërim dhe atje janë krijuar disa mundësi dhe kushte për të na ndihmura dhe përkrahur. Sa i përket rastit tonë edhe pse ka pasur dënime fatkeqësisht një pjesë e madhe e tyre janë liruar para lirimit të dënimit”, ka thënë Bogujevci.
Sa i përket kësaj masakre sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në Serbi janë zhvilluar dy procese.
“Sasha Cvjetan, ndaj të cili gjykimi fillimisht ka filluar në Prokuple më pas është transferuar në Beograd, pra aktakuza e parë për këtë rast dhe i njëjti është dënuar me 20 vite burgim”, ka thënë Alija.
Edhe pse nuk ishte penduar kurrë për krimet e kryera, por kishte mohuar fajin, Sasha Cvjetan më 22 Mars të vitit 2018 u lirua pasi kishte vuajtur dy të tretat e dënimit.
Pas këtij krimineli para drejtësisë dolën edhe katër pjesëtar tjerë të njësisë famëkeqe “Shkorpionët”.
“Aktakuza e dytë është kundër katër personave, Zhelko Gjukiq, Dragan Mediq dhe Dragan Borojeviq, dhe Miodraga Shollaja, të cilët po ashtu janë shpallur fajtorë dhe shumica prej tyre janë dënuar me 20 vite burgim.”, ka vijuar ai.
Alija tregon se nga gjykatat në Serbi për krimet e luftës në Kosovë janë dënuar vetëm 15 serbë.
Sa i përket masakrës së 28 marsit në Podujevë, Dejan Demiroviq, ishte arratisur në Kanada, ndërkaq në vitin 2001 u ekstradua Serbisë e katër vjet më vonë edhe u bë dëshmitar bashkëpunues në procesin në fjalë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i integrimeve evropiane do të zhbllokohet me mbështetjen e madhe të Hungarisë

Orban: Është e turpshme që procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE po shkon ngadalë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës