Është hedhur shorti i raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon, Zvicër.

Ballkani ka mësuar kundërshtari me të cilin do të përballet në raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve.


Kampioni ynë do të takohet me kampionin e Lituanisë, Zalgiris.

Screenshot 22 4

Një short shumë i favorshëm për Ballkanin pasi që mund t’i binin përballë klube si Malmo (Suedi), Bodo/Glmit (Norvegji), HJK Helsinki (Finlandë) dhe The New Saints (Uells).

Por kush është Zalgiris dhe sa vlen skuadra e klubit të njohur nga Lituania?

Zalgiris është një nga klubet më të mëdha në Lituani, pasi ka fituar titullin e  kampionit nëntë herë. Ata janë 13 herë fitues të Kupës së Lituanisë dhe shtatë herë fitues të Superkupës.

europos lygos atranka vaduz zalgiris foto aruno kisieliaus 78733137

Skuadra aktuale vlen më shumë se sa ajo e Ballkanit në transfermarkt. Zalgiris Vilnius ka vlerë rreth 7 milionë euro, apo thënë saktë 6.93 milionë euro.

Lojtari më i shtrenjtë është Francis Kyeremeh, një mesfushor krahu ku vlera e tij është 775 mijë euro. Klubi bazën kryesore e ka me lojtarë të huajë që vijnë nga shtet të ndryshme.

Aty është edhe një lojtar i njohur për Superligën e Kosovës, malazezi Marko Milickovic, i cili ka mbrojtur ngjyrat e Feronikelit.

Screenshot 28 2

Përparësi e lituanëve është se kampionati atje ka filluar, ku janë zhvilluar 14 ndeshje deri më tani, ndërsa mbajnë vendin e dytë me 29 pikë, ku marr tetë fitore, pesë barazime dhe ka vetëm një humbje.

Ballkani do të jetë vendas në ndeshjen e parë. Duelet e para të këtij raundi kualifikues do të luhen më 5/6 korrik, kurse ato të kthimit pas një jave./Telegrafi/

telegrafi sport app