Kombëtarja shqiptare ka arritur në Atdhe.

Shumë ceremoni dhe pritje janë organizuar futbollistëve të kombëtares shqiptare, të cilët u kthyen në vend pas eliminimit nga Euro 2016.


Edhe një autobus me kulm të hapur ishte përgatitur për futbollistët kuqezinj, transmeton Telegrafi.

Por mesin e tyre ishte edhe një vogëlush, i cili ‘hidhej’ si topi, sa në dorë të të atit sa në duar të lojtarëve.

Është fjala për Ayan Lilën, i cili është djali i mesfushorit shqiptar, Andi Lila.

Aktualisht futbollistët janë duke darkuar në shoqëri të dy kryeministrave, atij të Shqipërisë, Edi Rama dhe të Kosovës, Isa Mustafa. /Telegrafi/

telegrafi sport app