Muaj më parë iu shua ëndrra e saj presidenciale, por Kamala Harris mund të bëhet nënpresidente e SHBA-ve.
Një vit më parë, senatorja në Californi kishte arritur të përparojë në një fushë të mbushur me kandidatë të fuqishëm demokrat për president – dhe ishte kritike e madhe e personit që e zgjodhi si kandidate për nënpresidente, Joe Bidenin. Megjithatë, në fund të vitit 2019, fushata e saj kishte vdekur.
Tani, me Bidenin si kandidatin e demokratëve për president, 55-vjeçarja është emëruar për pozitën e nënpresidentes, raporton BBC.
Por, kush është Kamala Harris
Ajo lindi në Oakland të Californisë (1964) nga dy prindër imigrantë: një nënë me origjinë indiane dhe babai i lindur nga Xhamajka.
Pas shkurorëzimit të prindërve, Harris u rrit kryesisht nga nëna e saj hindu, Shyamala Gopalan Harris, një studiuese për kancerin dhe aktiviste për të drejtat civile.
Ajo u rrit me trashëgiminë e saj indiane, duke iu bashkuar nënës në vizitat në shtetin e Indisë, por Harris ka thënë se nëna e saj adoptoi kulturën e “zezë” të Oaklandit.
Vitet e para si senatore gjithashtu i kaloi për një periudhë të shkurtër edhe në Kanada. Kur Gopalan Harris mori mësime në Universitetin McGill, Harris dhe motra e saj e vogël, Maya shkuan me të, duke ndjekur shkollimin për pesë vite në Montreal, transmeton Telegrafi.
Ajo ndoqi kolegjin në SHBA, duke kaluar katër vjet në Universitetin e Howardit, një nga kolegjet kryesore të vendit, të cilat ajo i ka cilësuar si ndër përvojat më formuese të jetës së saj.
Harris thotë se gjithmonë ka qenë e rehatshme me identitetin e saj dhe thjesht e përshkruan veten si “një amerikane”.
Në vitin 2019, ajo i tha Washington Post se politikanët nuk duhet të futen në ndarje për shkak të ngjyrës ose sfondit të tyre. “Esenca ime është: Unë jam kush jam. Unë jam e mirë me të. Ndoshta duhet ta kuptoni, por jam mirë me të”, tha ajo.
Karriera
Pas katër vitesh në Howard, Harris fitojë gradën e saj juriste në Universitetin e Kalifornisë, Hastings dhe filloi karrierën në Zyrën e Prokurorit të Qarkut Alameda.
Ajo u bë avokate e qarkut – prokurore e lartë – për San Francisko në vitin 2003, përpara se të zgjidhej gruaja e parë që shërbeu si avokate e përgjithshme e Californisë, zyrtare e zbatimit të ligjit në shtetin më të populluar të Amerikës.
Në gati dy mandatet e saja si avokate e përgjithshme, Harris fitoi një reputacion si një nga yjet në rritje të partisë Demokratike, duke përdorur këtë moment për të nxitur zgjedhjen e saj si senatore e re e në vitin 2017 nga California.
Aspiratat e Shtëpisë së Bardhë
Kur filloi kandidimin për presidente para një turme njerëzish prej më shumë se 20 mijë sosh në Oakland, Californi, në fillim të vitit të kaluar, oferta e saj u prit me entuziazëm. Por senatorja nuk arriti të artikulojë një arsyetim të pastër gjatë fushatës duke dhënë përgjigje të paqarta për pyetjet në fushat kryesore të politikës si dhe kujdesit shëndetësor.
Ajo gjithashtu nuk ishte në gjendje të përfitonte nga pika e fortë e kandidaturës së saj: gjatë debateve të demokratëve nuk tregoi aftësitë e saj prokuroriale, duke e vendosur shpesh Bidenin në vijën e sulmit.
Një demokrate nga California me një rezyme të zbatimit të ligjit, Harris u përpoq të ndiqte vijën e mirë midis krahëve përparimtarë dhe të moderuar të partisë së saj, por përfundoi duke i dhënë fund kandidaturës në dhjetor para debatit të parë të demokratëve në Iowa në fillim të vitit 2020.
Procesverbali i saj kundër krimit
Kandidimi për presidente të SHBA-së bëri që për pak kohë puna e saj kryesore si prokurore e Californisë të lihet anash.
Megjithëse u përballë me rastet e tilla si, martesa homoseksuale dhe dënimi me vdekje, ajo u përball me sulme të përsëritura nga progresistët për të mos qenë mjaft përparimtare, dhe ishte subjekt i një vepre të profesorit të ligjit të Universitetit të San Franciscos, Lara Bazelon, transmeton Telegrafi.
“Kamala është police” u bë një refren i zakonshëm i fushatës së saj, duke prishur përpjekjet për të fituar bazën më liberale të demokratëve gjatë fillimeve. Por, të njëjtat kredenciale për zbatimin e ligjit mund të rezultojnë të dobishme në zgjedhjet e përgjithshme kur demokratët duhet të fitojnë votuesit më të moderuar dhe të pavarur.
Dhe tani, gjersa SHBA-ja po kalon nëpër problemet e vazhdueshme racore dhe ka një kontroll mbi brutalitetin e policisë, Harris ka zënë një vend në rreshtin e parë.
Në emisionet e debateve, ajo bën thirrje për ndryshim në praktikat e policisë në të gjithë SHBA-të, duke kërkuar edhe arrestimin e oficerëve të policisë që vranë Breonna Taylor, një grua 26-vjeçare afrikano-amerikane nga Kentucky dhe shpesh flet rreth luftës kundër racizmit.
Harris ka thënë shpesh që identiteti i saj e bën të përshtatshme në mënyrë unike për t’i përfaqësuar ato edhe përtej kufijve. Tani që Biden e ka emëruar si kandidate për nënpresidente, ajo mund ta ketë një shans për ta bërë pikërisht nga Shtëpia e Bardhë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Vendim i pazakontë i familjes indiane - varrosin veturën, mijëra njerëz në ceremoninë 'mortore'
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj