Në listën e kandidatëve për deputet nga Partia Demokratike, është edhe Donjet Bislimi i cili njëherësh është edhe kandidati më i ri në moshë për deputet nga radhët e këtij subjekti.

Bislimi është edhe asamblesit i PDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, ku në zgjedhjet komunale të vitit 2017 doli edhe anëtari më i votuar i PDK-së për asamble komunale.


Donjet Bislimi po ashtu është kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës (RDK). Edhe pse i ri në moshë, veprimtaritë e tij janë të mëdha.

70981768 2749636591736618 1192280726641311744 n e1570084237630

Më poshtë një biografi e shkurtër e Donjet Bislimit:Donjet Bislimi u lind në Gjermani me 28.01.1994. Pas kthimit në Kosovë shkollimin e ka vazhduar në shkollën fillore “Migjeni” ku u aktivizua si i ri në mbrojtjen e Drejtave të Njeriut, iniciativat e te cilit u vlerësuan lartë nga Ambasada Amerikane. Në gjimnazin “Frang Bardhi” u zgjodh Kryetar i Këshillit të nxënësve ku arriti të promovoj nxënësit dhe gjimnazin në aspektin shkencorë. Tash është student i diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme, ku gjithashtu si përfaqësues i studenteve në arenën ndërkombëtare arriti të bëjë antarsimin në “Asociacionin Evropian te Studentëve te Mjekësisë”, dhe si përfaqësues i UP-s ishte bashkëthemelues i “Unionit Nacional te Studenteve”. Ndërkohë ishte i angazhuar si vullnetar në shumë iniciativa qytetare humanitare. Flet gjuhën angleze dhe gjermane rrjedhshëm. Jeton dhe vepron në Mitrovicë. Është i shpërblyer me shumë certifikata dhe mirënjohje për aktivitetet e tij të ndryshme. Sot kërkon votën tuaj përmes së cilës kërkon të jetë zë i fuqishëm i juaji në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/