LAJMI I FUNDIT:

Kush është Devilwalk, trajneri i ri i ekipit shqiptar Bad News Eagles në CS:GO

Kush është Devilwalk, trajneri i ri i ekipit shqiptar Bad News Eagles në CS:GO

Sot (e premte) Devilwalk është konfirmuar si trajneri i ri i ekipit Bad News Eagles, pas largimit të Klesti ‘stikle’ Kola në dhjetor të vitit të kaluar.

Jonatan ‘Devilwalk’ Lundberg i cili kohëve të fundit ishte aktiv në rolin e analistit në ngjarje të ndryshme, ka pasur një të kaluar mjaft të ndritur në CS:GO.

Trajneri suedez, i cili është 31 vjeç, karrierën profesionale të CS:GO e nisi tek ekipi Epsilon ku qëndroi për rreth pesë muaj.


Më pas u transferua tek ekipi i famshëm fnatic, ku në vitin 2013 fitoi turneun e parë Major të CS:GO, DreamHack Winter 2013, pasi mposhti ekipin NIP në finale.


Pjesë e formacionit të ekipit së bashku me Devilwalk ishin edhe flusha, JW, pronax dhe znajder.

Më pas Devilwalk kishte kaluar në rolin e trajnerit, ku në vitin 2015 përsëri më fnatic fitoi turneun Major, ESL ONE Katowice.

Suedezi përveç te fnatic, ishte pjesë e organizatave të shumta si lojtar dhe trajner, siç janë: Luminosity, OpTic, Chaos, NoChance, GODSENT dhe më shumë.

Ai mori pjesë në një numër të madh të ngjarjeve profesionale të CS:GO, dhe ka përvojë të madhe e cila pritet ta ndihmoi ekipin shqiptar Bad News Eagles në fitimin e trofeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Premier League
Kalo në kategori