LAJMI I FUNDIT:

Kush është i dashuri i këngëtares Britney Spears, Sam Asghari?

Kush është i dashuri i këngëtares Britney Spears, Sam Asghari?

Sam Asghari është në një lidhje dashurie me Britney Spears për më shumë se tre vjet.

Trajneri i fitnesit dhe aktori 27-vjeçar ka qenë një nga përkrahësit më të mëdhenj të yllit amerikan, përgjatë gjithë kohës sa vuante nga konservatori.

Ata tani po qëndrojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit, ndonëse në planifikimet e tyre së shpejti është edhe një dasmë.


Britney Spears dhe Sam Asghari (Foto: Getty Images)

Këtu keni gjithçka që duhet të dini për të dashurin e Britney Spears:

Kush është i dashuri i Britney Spears, Sam Asghari?

Sam ka lindur në vitin 1994, është me origjinë persiane dhe u zhvendos në ShBA me familjen e tij nga Irani.

Ai punon si model, trajner personal dhe aktor teksa ka 2.2 milionë ndjekës në faqen e tij në Instagram.

Britney Spears dhe Sam Asghari (Foto: Getty Images)

Si u takuan Sam dhe Britney?

Sam ka qenë pjesë e videoklipit “Slumber Party”, në bashkëpunimin e këngëtares me Tinashe.

Në pjesët e klipit, të dy shfaqen duke shikuar njëri-tjetrin mbi një tavolinë darke, në të cilin duket të kenë filluar edhe shkëndijat e para të çiftit.

Dhe nuk është videoklipi i parë në të cilin Sam merr pjesë.

Sam në klipin e Britney Spears (Foto: YouTube)

Që sa kohë janë bashkë?

Britney dhe Sam filluan romancën në vitin 2016, por nuk e bënë zyrtare lidhjen deri në vitin 2017.

Ndërkohë që Britney po merrej me çështjet e saj të kujdestarisë, i dashuri thuhet se e ka ndihmuar atë të ndihet e qetë dhe e sigurt gjatë gjithë kësaj.

A janë të fejuar Britney dhe Sam?

Britney dhe Sam u fejuan më 12 shtator.

Më parë kujdestaria e saj nuk i kishte lejuar. Më 23 qershor, Britney dha një dëshmi të bujshme për marrëveshjen ligjore përpara një gjykate.

Ajo iu lut që t’i jepte fund marrëveshjes, duke thënë se ‘po më bën më shumë dëm sesa mirë’. Biondja i tha gjykatës se dëshiron të martohet me të dashurin e saj dhe të ketë një fëmijë, por kujdestaria nuk do ta lejojë këtë.

View this post on Instagram

A post shared by Sam Asghari (@samasghari)

Dhe tani 39-vjeçarja duket se përfundimisht do t’i arrijë të gjitha, meqë u lirua nga konservatori pas thuajse 13 vitesh. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian mahnit fansat me koleksionin e ri, ndërsa krahasohet me motrën më të vogël, Kylie Jenner

Kim Kardashian mahnit fansat me koleksionin e ri, ndërsa krahasohet me motrën më të vogël, Kylie Jenner

Magazina
“A nuk jep përqafime në mëngjes?” – Anisa zgjon Burimin me energji

“A nuk jep përqafime në mëngjes?” – Anisa zgjon Burimin me energji

Magazina
Veshja më e shtrenjtë në historinë e boksit - Jake Paul kishte të veshur kostum të punuar me diamante dhe argjend në vlerë një milion dollar

Veshja më e shtrenjtë në historinë e boksit - Jake Paul kishte të veshur kostum të punuar me diamante dhe argjend në vlerë një milion dollar

Magazina
Mevlani largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova

Mevlani largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova

Magazina
Vullneti me vallëzim sensual brenda kafazit, banorët e brohorasin

Vullneti me vallëzim sensual brenda kafazit, banorët e brohorasin

Magazina
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

Kalo në kategori