LAJMI I FUNDIT:

Kush është Bruno Saltor, trajneri i përkohshëm i Chelseat

Kush është Bruno Saltor, trajneri i përkohshëm i Chelseat

Duke mos lënë anash shkarkimin e Graham Potter dhe emrat që lidhen me një kalim në Stamford Bridge, ka ardhur koha të flasim për Bruno Saltor.

Anglezi u shkarkua nga klubi londinez më 2 prill dhe një deklaratë e shkurtër që njoftonte vendimin e pronarit të ri Todd Boehly përfundoi me fjalët “Bruno Saltor do të marrë drejtimin e ekipit si trajneri i përkohshëm “.

Por kush është trajneri i ri i Chelseat?


"Arma sekrete" e Chelseat që mund ta bindë Nagelsmannin ta refuzojë Tottenhamin dhe të shkojë në Stamford Bridge
Lexo po ashtu "Arma sekrete" e Chelseat që mund ta bindë Nagelsmannin ta refuzojë Tottenhamin dhe të shkojë në Stamford Bridge

Bruno Saltor është 42 vjeçar, ishte një mbrojtës i djathtë që e filloi karrierën e tij në sistemin e të rinjve të Espanyol në Spanjë. Ai u promovua nga ekipi B në ekipin e parë, por luajti vetëm një herë në nivel të lartë, në vend të kësaj u huazua te Gimnastic. Nga atje, ai u transferua në Lleida dhe më pas në Almeria, duke bërë mbi 100 ndeshje për çdo klub, përpara se të transferohej në Valencia.

Kur Bruno u nënshkrua nga Brighton & Hove Albion, ai filloi të ngriste vetën e tij duke luajtur në një ekip në zhvillim që përfundimisht fitoi promovimin në Ligën Premier në 2017. Ai ishte një njeri i fortë për Pulëbardhat dhe ishte i njohur në Angli për aftësinë e tij mbrojtëse, pavarësisht moshës së tij si 36 vjeëar, duke qëndruar si zgjedhja e parë në Ligën Premier. Ishin vetëm lëndimet që e detyruan lojtarin të hiqte dorë nga pozicioni i tij në krah, edhe në fund të 30-tave.

Me Nagelsmannin si trajner dhe gjashtë transferime të reja - dy formacionet si mund të luajë Chelsea nga sezoni i ri
Lexo po ashtu Me Nagelsmannin si trajner dhe gjashtë transferime të reja - dy formacionet si mund të luajë Chelsea nga sezoni i ri

Në vitin 2019, Bruno njoftoi tërheqjen e tij si lojtar dhe shkoi të punojë si trajner i zhvillimit të lojtarëve në Brighton, nën udhëheqjen e trajnerit të atëhershëm Graham Potter.

Në shtator 2022, pasi Potter ishte siguruar në rolin e tij të ri si trajner i Chelseat, Bruno u zgjodh nga Potter që të ishte edhe te londinezët si ndihmës i tij. Pas shkarkimit të Graham Potter në prill 2023, Bruno u emërua trajneri i përkohshëm i Chelseat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Serie A
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori