Kur Kosova po përgatitet për dy ndeshjet e nëntorit, kundër Rumanisë dhe Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve, gazeta zvicerane Blick, ka raportuar se mesfushori i Zurichut, Bledian Krasniqi, ka pranuar të luajë për Dardanët.

Mesfushori ka mbushur 23 vjet më 17 qershor dhe aktualisht ka kontratë me Zurich deri në vitin 2027, pjesë e të cilit është nga viti 2018.


Ai vetëm në një sezon ishte në huazim te Will 1900, ndërsa pjesën tjetër të karrierës e ka kaluar te gjiganti zviceran.

bledian krasniqi 1

Sipas transfermarkt, vlera e tij në treg aktualisht është 1.5 milion euro. Ai luan në të gjitha pozitat e mesfushës, si mbrojtëse edhe ashtu sulmuese.

Krasniqi për Zvicrën ka luajtur në të gjitha grupmoshat, nga U15 deri në U21, ku së fundmi kishte 7 paraqitje.

Këtë sezon për Zurich në kampionatin zviceran ka luajtur 13 ndeshje, ku ka dy gola dhe dy asistime.

Ai po ashtu ka edhe tri paraqitje në Ligën e Konferencës ku luan Zurich.

Screenshot 2024 11 13 203755

Te Zurich luajnë edhe Lindrit Kamberi dhe Mirlind Kryeziu, me këtë të fundit që është pjesë e Kosovës, ndërsa për të parin po punohet që të bindet të luajnë për “Dardanët”./Telegrafi/

telegrafi sport app