Një stil italian i të kënduarit ishte aq i popullarizuar në shekullin XVIII, saqë katër mijë djem tridheshin për çdo vit. Kush qëndroi prapa vdekjes së këtij stili?
Nga: Richard Coles / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Belkanto [bel canto] – fjalë për fjalë “këngë e bukur” – goxha vështirë mund të përkufizohet. Në kuptimin e gjerë është një stil këndimi me origjinë nga shekulli XVII, i karakterizuar nga bukuria dhe uniformiteti i tonit, nga shkëlqimi teknik dhe nënshtrimi për përmbajtje ndaj formës. Pionierët e saj – Farinelli [Carlo Maria Michelangelo Nicola Broschi], Senesino [Francesco Bernardi], Caffarelli [Gaetano Majorano] – ishin këngëtarët meshkuj të cilët iu nënshtruan një procedure të dhimbshme rreth moshës dhjetëvjeçare, për ta ruajtur tonalitetin e lartë në moshën madhore, me kapacitetin dhe fuqinë e mushkërive të një të rrituri. Tashti i njohim si kastratët, dhe këndimi i tyre ishte kaq emocional, kaq magjepsës, saqë ishin po aq të pasur dhe të famshëm në kohën e tyre, ashtu siç Beyonce është në kohën tonë. Në fillim të shekullit XVIII, rreth katër mijë djem tridheshin për çdo vit; i fundit që këndoi në Korin Sistine [kori i Papës] u evidentua në vitin 1904.
Gratë i zëvendësuan kastratët në opera, djemtë në Korin Sistine, por tradita muzikore vazhdoi. Mund të thoni se veprat e [Wolfgang Amadeus] Mozartit janë belkanto, mund të thoni se [kënga] Alfie e Burt Bacharachit është belkanto, por nëse e doni një përkufizim më të ngushtë të termit, atëherë mund të preferoni ta përdorni për t’i përshkruar veprat e tre kompozitorëve të mëdhenj italianë të fillimit të shekullit XVIII, [Gioachino] Rossini, [Gaetano] Donizetti dhe [Vincenzo] Bellini.
Në operat e tyre, stili belkanto i të kënduarit lidhej me rrëfimin romantik, shpeshherë të llojit më piktoresk. Rossini, i vetmi kompozitor që kishte një recetë – të quajtur sipas tij – për gatimin e mishit të viçit, kompozoi 39 opera, mes tyre Berberi i Seviljes, Hirushja dhe Uilhelm Teli, para se papritur të tërhiqej në moshën 36-vjeçare dhe të jetonte edhe për 40 vite të tjera.
Bellini – apo Mjellma e Katanjasë – vdiq në të tridhjetat, pasi kompozoi dy nga operat më të bukura të repertorëve, Somnambuli dhe Norma. Kjo e fundit përmban arien Kasta Diva, që është belkanto po aq sa mund të jetë.
Luçia di Lamermuri e Donizettit, bazuar në një roman të Walter Scottit për një grua që çmendet në Skocinë e Ulët, pothuajse u largua nga repertorët derisa Maria Callas nuk triumfon me të, duke e shpëtuar të gjithë veprën nga harresa.
Në 1858, Rossini tashmë i pensionuar, u ankua se epoka e belkantos kishte mbaruar. Kush e vrau? Disa thonë tenori francez Gilbert Duprez, i cili në vitin 1831, duke kënduar Uilhelm Telin e tij në Luka, mbajti një C të lartë, assesi jo në falseto, por me forcën e zërit të vet, me fuqinë dhe tonalitetin që për disa shënjonte ardhjen e [Enrico] Carusos dhe të [Luciano] Pavarottit; për të tjerët parashikonte fundin e belkantos. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!

Ç’është socializmi?

DY VAJZAT E MIA
Vepra e Banksyt tërheq vizitorësh në muzeun gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët