Gazetari Artan Hoxha tha se vrasja e mafiozit të njohur irakien, Mustafa Aljiburi, i njohur me nofkën “Benzema”, është pritur me festime nga rivalët e tij në Suedi por dhe vende të tjera në Lindjen e Mesme.
Hoxha zbuloi detaje të reja nga “skenari hollivudian i atentatit”, i cili u realizua nga 19-vjeçari shqiptar, Xhuliano Prenga.
Sipas gazetarit, Prenga është me origjinë nga fshati Gjegjan i Pukës dhe është larguar në moshën 8-vjeçare për të jetuar në Suedi me familjen.
riu mund të jetë rekrutuar nga rivalët e “Benzemasë”, të cilët kishin vënë 1 milion euro shpërblim për kokën e tij.
Gazetari zbuloi se 19-vjeçari i kërkoi të ëmës t’i jepte para për udhëtuar nga Suedia në Bagdad, për të takuar një shok, por ajo nuk e lejoi. Më pas, organizatorët e vrasjes i kanë prerë vetë biletën dhe e kanë dërguar për të ekzekutuar një nga mafiozët më të mëdhenj në Lindjen e Mesme.
Sipas Hoxhës vrasja e “Benzema” bëri që të ndërpriteshin të gjitha transmetimet në Irak dhe ngjarja të merrte vëmendjen maksimale.
Ai shtoi se Prenga ishte me pasaportë suedeze, por tatuazhi i Shqiponjës bëri që ai të identifikohej që ishte me origjinë shqiptare.
“Ajo që më bën çudi është fakti se si është e mundur që është fiksuar momenti që ai del nga motori dhe vete bën vrasjen, pasi është momenti pasi bën vrasjen dhe largohet. Është si një skenë filmi. Në momentin e parë janë ndërprerë të gjitha transmetimet dhe është future kjo ngjarje. Kështu jam vënë në dijeni ditën e parë, por m’u duk e pabesueshme që një shqiptar të realizonte një vrasje në Bagdad. Por personi që ma tha e kishte dalluar nga të dhënat që kishte dhënë policia, pasi kishte tatuazh një shqiponjë dhe ata dyshuan fillimisht se ky mund të ishte shqiptarë. Vjen nga një zonë katolike dhe nuk ka lidhje me besimin mysliman që ka ky grup”, tha Hoxha.
“Benzema” ishte një nga tre liderët e grupit me 6 mijë anëtarë, “Dhelprat e Kurdistanit”, një grup që kontrollon trafikun e drogës në vendet skandinave, por dhe Lindjen e Mesme. /EuronewsAlbania/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë