Nga burime brenda Lëvizjes Vetëvendosje RTK ka siguruar dokumente që paraqesin ndarjen në këtë parti tashmë me emra dhe mbiemra, ndonëse zyrtarisht ende nuk ka ndonjë deklarim. Në mesin e atyre që pritet të largohen është edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Grupi i të dorëhequrve në VV pritet që shpejt të zyrtarizojë formimin e një subjekti të ri politik. Kështu thonë burime të televizionit publik të Kosovës, në krye të së cilës mund të jenë Shpend Ahmeti, Visar Ymeri dhe të tjera figura të rëndësishme.
Në një dokument i publikuar nga RTK pohohet ndarja e VV-së dhe krijimi i një subjekti të ri politik e po ashtu kalkulohet edhe ndarja e pushtetit të tanishëm.
17 deputetë në Kuvendin e Kosovës do t’i ketë Lëvizja Vetëvendosje e 15 krahu i të dorëhequrve nga kjo parti me në krye Visar Ymerin e Dardan Molliqajn.
Në këtë dokument janë të shkruar edhe inicialet e partisë së re që veten planifikojnë ta quajnë Socialëdemokrat.
Emri i kryetarit aktual të Prishtinës Shpend Ahmeti figuron i pari në këtë listë e që janë grupi i të pakënaqurve në Vetëvendosje.
Renditja është bazuar në votat e secilit që ka fituar në zgjedhjet e fundit nacionale në vend e që Shpend Ahmeti ka 76.020 vota, transmeton Express.
I dyti renditet ish-sekretari i VV-së Dardan Molliqaj me 49.026 vota i pasuar nga ish-kryetari i VV-së, Visar Ymeri.
Në grupin e të dorëhequrve nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë listë figurojnë shumica e deputetëve të Kuvendit nga kjo parti por aty janë edhe disa të cilët ende zyrtarisht nuk janë larguar nga Vetëvendosje.
Emra si Ali Lajçi, Dukagjin Gorani, Fisnik Ismaili, Saranda Bogujevci janë disa që janë të vendosur në listën e Social Demokratëve.
Por përveç 15 deputetëve në listën e të dorëhequrve figurojnë edhe emrat e dy kryetarëve të komunave. Përveç të Prishtinës Shpend Ahmeti është edhe ai i Qëndron Kastratit, kryetar i Kamenicës.
Këta deputëtë e kryetarë komunash bashkërisht fituan 357.281 vota në zgjedhjet e qershorit .
Ndërkohë në listën tjetër, të atyre që janë në Vetëvendosje figuron emri i kryetarit aktual të VV-së, Albin Kurti i përcjell nga shefi i grupit parlamentar të kësaj partie Glauk Konjufca.
Albulena Haxhiu, Rexhep Selmi, Smail e Sami Kurteshi e Adem Mikullovci janë vetëm disa nga deputetët që do t’i qëndrojnë besnik kryetarit të rizgjedhur të VV’së Albin Kurtit.
Në këtë listë është edhe kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka që do të qëndroj në taborin e Kurtit.
Këta 17 deputetë e një kryetar komune në zgjedhjet parlamentare kishin arritur të fitojnë 316.868 vota e që i bie më pak se grupi i të dorëhequrve në subjektin politik Vetëvendosje.
Për planet për ndarje të VV-së nuk kanë pranuar të flasin asnjëri kamp.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës