LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Taksa 5 euro ishte gabim, do të zbardhet gjithçka që e ka shtyrë zv.ministrin Durmishi të nënshkruajë atë kontratë

Kusari-Lila: Taksa 5 euro ishte gabim, do të zbardhet gjithçka që e ka shtyrë zv.ministrin Durmishi të nënshkruajë atë kontratë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Mimoza Kusari-Lila ka thënë se thënë se vendimi për tiketën ngjitëse është marrë pa qenë ministri Liburn Aliu në Kosovë.

Kusari-Lila në “Debat Plus” ka thënë se brenda Ministrisë së Infrastrukturës ka pasur dy interpretime të ndryshme sa i përket taksës për tiketën ngjitëse.

“Njëri grup e ka mbështetur, derisa grupi tjetër e ka kundërshtuar këtë vendim”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ajo thotë se brenda Grupit Parlamentar të LVV-së pothuajse kanë qenë të një mendimi se vendimi për tiketën ngjitëse duhej të tërhiqej.

“Ka qenë konsensus pothuajse i plotë në Grupin e LVV-së se kjo [taksë] duhej tërhequr. Pos faktit të pezullimit të tiketës duhet të zbardhen hapat që çuan deri te ky vendim”.

Kusari-Lila ka thënë se që nga fillimi e ka ditur që vendimi për taksën prej 5 euro ka qenë një “gabim apo nguti”.

“E vlerësoj që ka pasur një reagim nga vet ministri Liburn Aliu. E dyta do të zbardhen dhe të priten vendimet tjera për të parë të gjitha hapat që e kanë shtyrë zëvendësministrin Durmishi për të nënshkruar  këtë marrëveshje”.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes thotë se është pozitive që marrëveshja nuk ka filluar të zbatohet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?

Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Kalo në kategori