Kurtit, Kadaj-Bujupit dhe Haxhiut u caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka bërë të ditur se deputetëve të arrestuar sot, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Ymeri përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se “prapë Klani Pronto me shokë e paterica”.
Postimi i plotë:30 ditë paraburgim për deputetët, Albulenën, Donikën dhe Albinin. Prapë Beqir Kalludra. Prapë Klani Pronto me shokë e paterica. Të njëjtit që dje i dënuan aktivistët pa asnjë faj. Pa asnjë provë a bazë. Të njëjtit që po duan t'ua vjedhin fitoren qytetarëve në zgjedhjet lokale. Persekutimi është i drejtuar kundër VETËVENDOSJE!-s. Sepse vetëm VETËVENDOSJE!-n e kanë pengesë në ndërmarrjen e tyre kriminale. Sepse janë kundër vullnetit popullor. Dhe pengesë do të na kenë. Përjetësisht. Kundër krimit. Liri për deputetët. Liri për aktivistët.










































