Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka vizituar sot Komunën e Kamenicës, ku fillimisht është takuar me kryetarin e kësaj komune, Kadri Rahimaj dhe nënkryetaren Aleksandra Jovanoviq.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se pas këtij takimi, së bashku vizituan ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga radhët e komunitetit joshumicë serb.
“Ndërmarrja “Tirol” është një biznes familjar, me gjithsej dy punëtorë dhe që bën prodhimin e petëve për gatime të piteve e ëmbëlsirave si bakllavaja.
Pronari Antiq dhe ndërmarrja e tij janë përfitues të granteve komunale dhe të qeverisë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, Kurti provoi produktet e Atiqit për të cilat tha se janë shumë të mira.
“Jemi bashkë me Kryetarin e Komunës, Kadri Rahimajn dhe me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, këtu tek ndërmarrja e vogël familjare e Antiq i cili prodhon petë për pite për bakllava, e që quhet ‘Tirol’. Unë i provova. Ishin shumë të holla dhe shumë të mira. Kanë edhe versionin integral, pa konservans, pa aditiv. Me mbështetje nga Komuna dhe Ministria e Financës, Punës dhe Transfereve, ka arritur që ta shtrojë prodhimtarinë dhe punon bashkë me djalin e tij. Kjo tregon se si njerëzit të cilët duan të fitojnë më punë e më djersë ia dalin, dhe këta do të kenë gjithmonë mbështetjen edhe të qeverisë tonë edhe të komunës së tyre”, tha Kurti.
Ai përgëzoi të gjithë për këtë shembull të punës së ndershme dhe të bashkëjetesës së qëndrueshme e që pa padyshim që është një model që mund të ndiqet gjithandej nëpër Kosovë, teksa falënderoi Antiq, për këtë mikpritje që i bëri atij, kryetarit të Komunës dhe ministrit Nenad Rashiq.
Nga aty, kryeministri Kurti vazhdoi në vënien e gur-themelit të urës për këmbësorë në fshatit Hajnoc. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht