LAJMI I FUNDIT:

Kurti viziton familjen Kumnova: Jemi të përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me dhunë

Kurti viziton familjen Kumnova: Jemi të përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me dhunë

Në 24-vjetorin e zhdukjes me forcë të Albion Kumnovës dhe pesë burrave të tjerë nga Gjakova, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi familjen Kumnova.

Në Gjakovë, Kurti u prit nga Nestrete Kumnova, udhëheqëse e shoqatës “Thirrjet e nënave”, bëhet e ditur në një komunikatë për media.

Në dhomën e mbushur plot me kujtime të të birit ende të zhdukur, nëna Nesrete kujtoi marsin e 1999, kur një javë pasi NATO filloi sulmet ajrore kundër Serbisë, Albioni, në atë kohë 21 vjeç, u mor nga shtëpia e tij, së bashku me pesë të afërm të tjerë civilë. Në prill 2011, eshtrat e personave që u morën bashkë me Albionin u gjetën në Batajnicë pranë Beogradit, dhe u rivarrosën në Gjakovë.


Bëhet e ditur se kryeministri Kurti ritheksoi se qeveria është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me dhunë gjatë luftës dhe për të mos reshtur së kërkuari drejtësi për të gjitha krimet e luftës në Kosovë.

Në këtë vizitë, kryeministri Kurti shoqërohej nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori