Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se marrëveshja e arritur në Ohër duhet të zbatohet plotësisht.
Ai ka shtuar se nuk duhet të ketë zbatim të pjesshëm të saj, duke thënë se për këtë marrëveshje u negociua dy vjet në Bruksel.
E pas kësaj deklarate ka reaguar kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq. Brnabiq duke e rishpërndarë postimin e Kurtit të bërë në Tëitter, kërkoi nga ky i fundit që të formojë Asociacionin.
“Për tre ditë, më 19 prill, bëhen saktësisht 10 vjet, një dekadë e tërë, nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit. Ne kemi pritur 10 vjet që Prishtina ta bëjë punën e saj, 10 vjet që Asociacioni i i Komunave Serbe të formohet. Bëje atë”, shkroi Bërnabiq, duke përmendur edhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.
Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.
Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit. /Telegrafi/
In 3 days, on 19 April, it will be exactly 10 yrs, a whole decade, since the Brussels Agreements was signed. We've been waiting for 10 yrs for Priština to do its part of the work, 10 yrs for the Community of Serb Municipalities to be established. Do it. @eu_eeas @MiroslavLajcak https://t.co/uhc1mZKtH5
— Ana Brnabic (@anabrnabic) April 16, 2023