Pas refuzimit të dy ftesave që i ka bërë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot pritet të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku do të konsultohen për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Presidenti Thaçi kishte ftuar Kurtin në takim konsultativ për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë më 27 dhjetor 2019, mirëpo ky i fundit i ishte përgjigjur negativisht ftesës së presidentit, me arsyetimin që nuk ishte në Kosovë.
Megjithatë, kreu i LVV-së, ka pranuar ftesën e tretë të presidentit Thaçit. Takimi do të zhvillohet sot në Presidencë, duke filluar nga ora 15:00.
E, analistët politikë konsiderojnë se kjo do të jetë java përfundimtare ku do të dihet nëse do të formohet Qeveria e re, apo do të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare.
Analisti polik, Artan Murati, ka thënë për Telegrafin se nëse Kurti mandatohet sot nga presidenti Thaçi, atëherë LVV do t’i ketë 15 ditë kohë për të siguruar shumicën parlamentare.
“Nëse takimi i sotëm do të jetë i suksesshëm dhe z.Kurti do të mandatohet nga Presidenti Thaçi për të formuar Qeverinë e re, atëherë kthim mbrapa nuk do të ketë për Lëvizjen Vetëvendosje. Nga sot, LVV do t’i ketë 15 ditë në dispozicion për të siguruar shumicën parlamentare në Kuvend dhe të arrijë të prezantoj para deputetëve përbërjen e re të kabinetit qeveritar”, ka thënë ai.

Murati theksoi se tani marrëveshja mes LVV-së dhe LDK-së do të përfshijë edhe postin e presidentit.
“Votimi i kryeparlamentarit nga ana e LDK-së në pamje të parë mund të tingëllojë si një komplikim i mëtutjeshëm i negociatave mes VV dhe LDK, meqenëse kjo pozitë është menduar t’i takojë pikërisht LDK-së. Megjithatë, tani është krijuar një momentum i ri edhe në negociatat mes këtyre dy subjekteve, dhe si i tillë secila marrëveshje potenciale me gjasë do të përfshijë edhe marrëveshjen për presidentin”, shtoi më tej ai.
Si përfundim, Murati tha se nëse LVV nuk do të arrijë të garantojë shumicën parlamentare, madje as pas tentimit të dytë nëse mandatohet nga Presidenti, atëherë vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.
Po ashtu, edhe analisti tjetër politik, Ramush Tahiri, tha se kjo javë do të jetë përcaktuese.
“Kjo do të jetë java që do të dihet se a do të formohet Qeveria, a do të ketë marrëveshje LVV-LDK, apo do të shkohet në zgjedhje të reja.Në këtë takim pritet të bëhen konsultimet e nevojshme se a ka kandidat për kryeministër. Kur të caktohet kandidat me gjasë që do të jetë Albin Kurti, atëherë i ka 15 ditë afat që të zhvillojë bisedimet me LDK-në, pasi që me partitë tjera kanë thënë se nuk do të diskutojnë”, ka thënë Tahiri për Telegrafin.

Ndërkohë, LVV dhe LDK edhe pas shumë takimeve që kanë zhvilluar nuk kanë arritur të bëjnë një marrëveshje për bashkëqeverisje. Këto dy parti janë pajtuar për programin qeverisës, mirëpo nuk kanë arritur të merren vesh për ndarjen e posteve dhe përgjegjësive. LDK ka kërkuar që në marrëveshje të përfshihet edhe pozita e presidentit, ndërsa LVV ka kundërshtuar këtë.
Ndryshe, në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është mbajtur më 26 dhjetor 2019 Konjufca është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës. Pro tij kanë votuar 75 deputetë, kundër 27, ndërkaq 6 deputetë kanë abstenuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët