LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon deputetët austriakë

Kurti takon deputetët austriakë

Gjatë vizitës së përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në Austri, sot zhvilluan një takim me deputetët e Parlamentit austriak, anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Austri.

Siç njofton Vetëvendosje, në këtë takim deputetët austriakë u interesuan mbi gjendjen ekonomike dhe politike në Kosovë, si dhe për alternativën e Lëvizjes Vetëvendosje për të dalë nga kjo gjendje.

Ata gjithashtu shprehën interesin e madh të shtetit austriak për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e zhvillimit të saj ekonomik dhe në proceset e integrimit.


Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje prezantuan pikat kryesore të programit politik dhe të alternativës qeverisëse të Lëvizjes, duke theksuar nevojën për ndryshimin e kursit ekonomiko-politik të vendit, si dhe rolin e mërgatës shqiptare në Austri si një urë që përforcon bashkëpunimin mes dy vendeve.

Vizita e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në Austri do të vazhdojë me tubime me bashkatdhetarët ne Vjenë, Graz dhe Linz, transmeton KosovaPress.