LAJMI I FUNDIT:

Kurti takoi ambasadorin e Norvegjisë, diskutuan për masat ndaj coronavirusit

Kurti takoi ambasadorin e Norvegjisë, diskutuan për masat ndaj coronavirusit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje në zyrë e tij, mirëpriti Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

“Takimi për temë kryesore të diskutimit pati situatën e krijuar nga pandemia COVID-19. Me këtë rast, kryeministri në detyrë e njoftoi Ambasadorin Grøndahl për masat e reja të Qeverisë të cilat për qëllim kanë parandalimin e shpërndarjes e virusit Corona.

Në prag të javëve më kritike në luftën kundër përhapjes së shpejtë të sëmundjes, kryeministri në detyrë Kurti theksoi përkushtimin e tij dhe Qeverisë për të kontrolluar në mënyrë sa më të suksesshme lakoren e përhapjes së pandemisë”, thuhet në njoftimin për media.


Ai gjithashtu rikujtoi rëndësinë e një bashkëpunimi gjithëpërfshirës në këtë drejtim, me ç’shkas kryeministri në detyrë Kurti ka telefonuar kryetarët e 38 komunave të Kosovës me të cilët ka diskutuar problemet dhe vështirësitë e tyre në përballje me pandeminë COVID 19, si dhe nevojën dhe format e mbështetjes nga Qeveria në detyrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori