LAJMI I FUNDIT:

​Kurti i reagon Lajçakut: Serbia duhet ta shohë Kosovën si të barabartë në çdo tryezë

​Kurti i reagon Lajçakut: Serbia duhet ta shohë Kosovën si të barabartë në çdo tryezë

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka hedhur poshtë kërkesën e emisarit special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, për heqjen e masave të reja të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Lajçak ka kërkuar nga Kurti largimin urgjent të masave të reja të reciprocitetit, të vendosura mbrëmë nga Qeveria në detyrë e Kosovës.

Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se refuzimi i parimit të reciprocitetit në Republikën e Kosovës është mohim i ushtrimit të të drejtave të tij sovrane.


“Refuzimi i parimit të reciprocitetit në Republikën e Kosovës është të mohosh ushtrimin e të drejtave të tij sovrane. Kosova dëshiron marrëdhënie të drejta dhe të drejta me fqinjët e saj. Dialogu është midis dy të barabartëve dhe Serbia duhet ta shohë Kosovën si të barabartë në çdo tryezë”, ka shkruar Kurti.

Në fund të shkurtit, Kurti ka njoftuar heqjen graduale të tarifës 100% dhe zbatimin gradual të parimit të reciprocitetit me Serbinë.

“Që atëherë, Qeveria prezantoi masa të reciprocitetit me Serbinë – të gjitha si përgjigje ndaj një gamë të gjerë të barrierave jo tarifore që Serbia ka kundër #Kosova. Kur do të identifikohen pengesat e mëtejshme, do të zbatohen masa të mëtejshme të reciprocitetit”, ka thënë Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori