LAJMI I FUNDIT:

Kurti dhe kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi flasin për zbatimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore

Kurti dhe kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi flasin për zbatimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Fillimisht, dy liderët zhvilluan një takim tête-à-tête, i cili më pas u pasua nga një takim bilateral ndërmjet delegacioneve të të dy vendeve.

Gjatë takimit bilateral, u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit dhe ndërveprimit ndërmjet dy parlamenteve.


Një nga temat kyçe të diskutimit ishte mbështetja e Kosovës nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në forume dhe takime ndërkombëtare ku Kosova nuk është e pranishme ose e përfaqësuar.

Sipas njoftimit, Kurti theksoi domosdoshmërinë e ratifikimit në kohë të të gjitha marrëveshjeve bilaterale, përfshirë edhe ato që rrjedhin nga Procesi i Berlinit.

U diskutua gjithashtu rëndësia e protokollit dhe dy memorandumeve të mirëkuptimit, të nënshkruara nga të dy qeveritë gjatë mbledhjes së përbashkët më 18 nëntor në Prishtinë.

Kryeministri vuri theksin tek zbatimi i projekteve të përbashkëta infrastrukturore që lidhin të dy vendet dhe rëndësia e intensifikimit të punës për realizimin e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori