Sot (e diel) iu dha lamtumira e fundit ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Behgjet Hetemit, vëllait të kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Në ceremoninë e varrimit në Bistricë, fjalimin e mbajti vajza e tij, Kosovarja, e cila shërben si ushtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në varrim ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Pas dy muajve do të mbushte 60 vjeç. Katër vjet e gjysmë ishte i burgosur në Zajeçar të Serbisë në vitet ‘80. Në fshatin e tij të lindjes në Bistricë të Leposaviqit, të cilin nuk e braktisi kurrë, ai dhe familja e tij u përballën me dhunë të pamëshirshme. Në vitin 1992, bashkë me babain dhe vëllain, u rrahën për vdekje nga policia serbe. Gjatë luftës çlirimtare, Behgjeti iu bashkua Zonës Operative të Shalës në radhët e UÇK-së, ndërsa vëllai i tij, Bashkimi, dhe motra dëshmore, Fatimja, u mobilizuan në Zonën Operative të Drenicës në Likoc,” tha Kurti.
Në fjalën e tij, kryeministri theksoi kontributin e jashtëzakonshëm të Behgjet Hetemit për lirinë dhe qëndresën shqiptare në veri të Kosovës.
“Behgjet Hetemin do ta kujtojmë si një ndër kontribuuesit më të rëndësishëm në qëndresën e shqiptarëve në veri të Republikës. Jemi të pikëlluar që na la, por krenarë për jetën dhe veprën e tij. Për vite me radhë ishte një mbështetës i çmuar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe nga viti 2021 kontribuoi në politikën e Qeverisë për kthimin dhe rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në komunat veriore, veçanërisht në Bistricë.”
Behgjet Hetemi u nda nga jeta pas një beteje me kancerin në mushkëri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos