LAJMI I FUNDIT:

Kurti për Nishanin: Me maturi e urtësi politike punoi për shtetin modern shqiptar

Kurti për Nishanin: Me maturi e urtësi politike punoi për shtetin modern shqiptar

Edhe kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Kurti tha se Nishani do të kujtohet për kontributin e tij në karrierën profesionale si ushtarak e pedagog, deputet e ministër.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Gjatë mandatit të tij si President i Republikës së Shqipërisë, me maturi e urtësi politike punoi për shtetin modern shqiptar”.


Tutje tha se Nishani me vetëdije të lartë kombëtare u angazhua në intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë e Kosovës.

Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani
Lexo po ashtu Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Kurti shtoti se është mirënjohës ndaj tij edhe për dhënien e shtetësisë shqiptare.

“Nishani dha mbështetje të pakursyer për Republikën e Kosovës dhe bashkatdhetarët tonë kudo. I jam mirënjohës për dhënien e shtetësisë shqiptare gjatë mandatit të tij”.

“Në këto ditë të vështira për familjen, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta zonjës Odeta për humbjen e bashkëshortit, Ersit dhe Fionës për babain, dhe mbarë kombit shqiptar për Presidentin e shtetit tonë amë”, shkroi Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare

Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare

Lajme
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK

Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti

Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti "hajvan" i shkon vetëm atij

Lajme
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

Lajme
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore

Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore

Lajme
Kalo në kategori