LAJMI I FUNDIT:

Kurti në takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë: Njohja e pavarësisë së Kosovës i kontribuon paqes dhe sigurisë në rajon

Kurti në takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë: Njohja e pavarësisë së Kosovës i kontribuon paqes dhe sigurisë në rajon

“Greqia dhe Kosova duhet të forcojnë marrëdhëniet bilaterale për shkak të lidhjeve të gjata historike dhe qëllimit të përbashkët për një të ardhme më të mirë në Ballkan”, ka thënë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në takimin me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, në Athinë.

Gjatë këtij takimi, duke e vlerësuar rolin e politikës së jashtme greke ndaj Kosovës, Kurti tha se njohja e pavarësisë së Kosovës do t’i kontribuonte paqes dhe sigurisë në rajon.

Kurti theksoi edhe rëndësinë që ka përkrahja e shtetit grek për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.


Ministri i Jashtëm grek tha se duke pasur parasysh historinë dhe gjeografinë e përbashkët të rajonit Greqia është shumë e interesuar të forcojë marrëdhëniet bilaterale me Kosovën.

Ai shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e shtetit grek për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomiko-tregtar dhe për investime të reja në Kosovë.

Ministri Dendias tha se Greqia vazhdimisht avokon për  liberalizmin e vizave dhe se do të përkrahë e ta ndihmojë Kosovën në rrugën europiane dhe euro-atlantike.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet politike dhe projektet energjetike rajonale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori