Pas përfundimit të takimit me kandidaten për kryeministre në zgjedhjet e fundit nga LDK, Vjosa Osmani, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se në qeverisjen e përbashkët do të ketë 30 për qind përfshirje të grave.
Sipas tij kjo përqindje do të përfshihet tek ministrat dhe zëvendës ministrat.
“Jemi dakorduar të kemi një dysheme prej 30 për qind të përfaqësimit gjinor ku do të jenë 30 për qind gra edhe në mesin e ministreve dhe zëvendës ministreve. Do të kemi shumë më pak ministri dhe zëvendës ministra. Pra do të kemi më shumë angazhim dhe punë. Ekipet tona do të takohen për të harmonizuar programet tona dhe të dakordohen për programet tona”, ka thënë ai duke shtuar se e kanë uruar njëri tjetrin për gjithçka.
“Besoj që do të na shkojë mbarë e mirë, sepse jemi pajtuar të qeverisim bashkë. Nuk kemi diskutuar për emra të përveçëm, dhe për pozita që do të jenë ose të LVV-së ose të LDK-së, sepse duhet të presim numërimin e të gjitha votave”, ka thënë Kurti përcjell Telegrafi.
Ndryshe kandidatja për kryeministre në zgjedhjet e fundit nga LDK, Vjosa Osmani, ka thënë se ai që merr më shumë vota do të jetë në postin e kryeministrit.
“Ne si LDK e kemi deklaruar edhe më parë që po presim rezultatin final dhe nëse rezultati konfirmohet kushdo që ka marrë më shumë vota, ne nuk do të hezitojmë që në bashkëqeverisje kushdo që ka fituar ta marrë pozitën e kryeministrit. Ndërsa ku do të jem unë është vendim që do ta marrë në bashkëpunim me partinë”, ka thënë Osmani./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri