Kandidati për kryeministër Albin Kurti tha se “altoparlantët e oligarkëve” po thonë se Vetëvendosja nuk po e mbështet biznesin. Ai i ka quajtur të kufizuar me dije ata që besojnë se bizneset nuk “ja kanë parë hairin rritjes së qëndrueshme”. Kreu i LVV-së, Albin Kurti tha se më 9 shkurt “do të verbohen kriminelët dhe armiqtë.”
Para simpatizantëve në tubimin në Prizren, Kurti tha se gjatë mandatit katërvjeçar është mbështetur, shoqëria, sektori privat dhe ndërmarrjet publike.
“A i keni dëgjuar të dashur qytetarë të Prizrenit altoparlantët e oligarkëve kur thonë se Vetëvendosja nuk po e mbështet biznesin. Hajde rrenë hajde. Në katër vjet qeverisje rritja mesatare ekonomike ishte 6 për qind, asnjëherë pa rënë nën 4 për qind. Duhet të jesh fort i kufizuar me dije të besosh që nuk ja ka pa hairin biznesi kësaj rritjeje të qëndrueshme. Por edhe krejt i padijshëm të jesh megjithatë nuk mund të mos kuptosh se përmirësimi i raportit eksport-import nga 1/9 në 1/6 siç ka ndodhur në qeverinë tonë nuk mund të realizohet pa forcim të biznesit vendor, pa zgjerim të prodhuesve vendor”, tha ai.
Pasditen e së premtes, Kurti përmendi edhe aktivistët Astrit e Arbnor Dehari për të cilët tha se “shpirti i tyre na bashkon”. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje deklaroi se më 9 shkurt votohet për të ardhmen e vendit, mes tjerash përmendi nënat dhe fëmijët, invalidët dhe veteranët.
“Punoni shumë, ditë e natë, natë e ditë, sepse erdhi dita që të shohim shumë dritë. E shumë dritë që ndriçon të ardhmen për popullin dhe miqtë dhe shumë dritë që verbon kriminelët dhe armiqtë. E që na vjen e që na sjell te 500 mijë zemra që do të rrahin, por si një të dielën e 9 shkurtit me pulsin 118, me pulsin e atyre që ecin shpejt e punojnë shumë”, deklaroi ai.
Sipas Kurtit, që nga paslufta Prizreni asnjëherë nuk ka qenë më i përfaqësuar në nivelin qendror se sa në katër vitet e qeverisjes së tij. Ai premtoi se në spitalin e këtij qyteti do të vazhdojnë investimet, për çka tha se do të jetë model për Kosovën.
Kryeministri aktual përmendi edhe projektin e rrugës Prizren-Tetovë, për çka tha se vlera e përgjithshme është rreth 200 milionë euro.
“Me këtë rrugë ne vendosim drejtësi historike ndaj një padrejtësie gjeografike. Malet i kemi për të na mbrojtur, jo për të na ndarë. Punimet për rrugën që lidh Prizrenin me Tetovën, Kosovën me Maqedoninë e Veriut, shqiptarët në dy anët e kufirit kanë filluar dhe po ecin me shpejtësi… Vlera e gjithmbarshme e projektit llogaritet të jetë rreth 200 milionë euro, tuneli pritet të kushtojë rreth 150 milionë euro. Me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut kemi marrëveshjen për financimin dhe projektimin e tunelit. Tuneli do t’i bie mes për mes malit të Vërtopit, ai do të jetë i gjatë gati 6 kilometra e gjysmë dhe do të jetë edhe më i gjatë se sa tuneli i Kalimashit për përafërsisht 600 metra”, tha Kurti në Prizren.
Kandidati për deputet, Hajrulla Çeku tha se po mbrohet trashëgimia kulturore në Prizren, meqë sipas tij ky qytet “po bëhet gati për UNESCO”. Gjithashtu, ai tha se po bëhen investime në sport, sepse do të jetë mikpritës i Lojërave Mesdhetare.
“Në qytetin tonë e në shtetin tonë është edhe një lidhje tjetër. Jo ajo lidhja vjetër, por kjo që po i thonë lidhja e re. Një lidhje që nuk është lidhje, por është lodhje sepse lidhja e tyre është me oligarkët, e lidhja jonë është me qytetarin e Kosovës, lidhja e tyre është e interesit të ngushtë, e lidhja jonë është e vullnetit për zhvillim të gjithmbarshëm. Derisa ata janë lidhja që është lodhur, ne jemi lidhja që lëviz e nuk ndalet, është lidhje e vërteta, lidhje me popullin, lidhja besa-besë”, u shpreh ai.
Një fjalë rasti në këtë tubim mbajti edhe kandidati për deputet Artan Abrashi. Kujtojmë, fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit ka nisur më 11 janar me intensivitet të lartë në mesin e akuzave dhe kundërakuzave ndërmjet partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive opozitare. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën
Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake