LAJMI I FUNDIT:

Kurti pritet në kullën e familjes Haradinaj në Gllogjan

Kurti pritet në kullën e familjes Haradinaj në Gllogjan

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka marrë pjesë në manifestimin qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s ndaj caqeve serbe.

Gjatë qëndrimit në Gllogjan, Kurti ka vizituar edhe familjen Haradinaj, e në kullën e tyre është pritur nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj dhe familja e tij.

Në takim të pranishëm ishin edhe ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.


Ndryshe, Kurti nga Gllogjani tha se vetëm bashkë mund të mbrohet, ndërtohet e zhvillohet Kosova.

Kurti nga Gllogjani: Beteja e 24 marsit dëshmoi vendosmërinë e familjes Haradinaj dhe popullit tonë drejt çlirimit
Lexo po ashtu Kurti nga Gllogjani: Beteja e 24 marsit dëshmoi vendosmërinë e familjes Haradinaj dhe popullit tonë drejt çlirimit

“Beteja e ashpër e 24 marsit dëshmoi guximin dhe vendosmërinë e familjes Haradinaj dhe popullit tonë në rrugën drejt çlirimit… Nuk gjunjëzohet kulla, nuk mposhtet UÇK-ja e nuk nënshtrohet Kosova, ky ishte mesazhi që mori Serbia nga kulla e bacës Hilmi”, tha kreu i ekzekutivit të vendit, raporton Telegrafi.

Më tej kryeministri i vendit, tha se familja Haradinaj ia dinë mirë vlerën e lirisë e ushtrisë.

Edhe, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se 24 marsin e njohin si “Ditë të Fitores”.

Kështu tha Haradinaj nga manifestimi qendror i cili u mbajt sot Gllogjan në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s.

Haradinaj nga Gllogjani: Lirinë e fituam, miti i Serbisë e i forcave serbe u thye këtu
Lexo po ashtu Haradinaj nga Gllogjani: Lirinë e fituam, miti i Serbisë e i forcave serbe u thye këtu

Tutje ai tha se Serbia ditën e 24 marsit kishte ndjek një strategji të “tokës së djegur”, kjo pasi siç u shpreh Haradinaj, Serbia kishte goditur Qirezin, Likoshanin dhe Prekazin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori