Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor në shënim të 23-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe.
Kurti në tubimin përkujtimor ka deklaruar se “masakra e kryer në Krushë të Madhe që la 241 viktima, dhe e cila ndodhi mu në fillim të bombardimeve të NATO-s, sot me gjithë forcën që e kemi parë për ta përballuar, nuk e ka zhdukur dhimbjen. Ajo nuk ka diçka që është e tejshkuar e jonë e largët, por veçse pjesë e realitetit tonë të përditshëm”.
“Askush nuk ka pse të vijë e të na mësojë krimet e luftës e të gjenocidit, viktimat foshnje, viktimat gra, dëshmorët dhe të burgosurit, inteligjencën e përdhosur. Përkundrazi, ne duhet t’u mësojmë atyre që përpiqen të harrojnë fatin e mijërave njerëzve në Kosovë. Për dhimbjen tonë, por edhe për të mirën e vetë atyre. Gjithkush duhet të mësojë nga sakrifica e tjetrit. Duke vënë në vend drejtësinë për viktimat dhe masakrat që janë kryer mbi njerëzit tanë, ne i bëjmë nder edhe shoqërive demokratike”, ka pohuar ai.
“Pra, të gjithë së bashku, qeveria dhe qytetarët, duhet të vendosen në të njëjtin parim e në të njëjtën sjellje. Na duhet të realizojmë një shtet që e llogarit ndërtimin e vet në radhë të parë mbi drejtësinë për viktimat e Kosovës. Por, cila është drejtësia që duhet të na shërbejë ne? A është ajo abstrakte, a është ajo teorike, a është e rënë nga qielli, apo e importuar? Sigurisht që jo!
Ne dje përkujtuam ndërhyrjen e NATO-s në historinë tonë të luftës çlirimtare, në historinë tonë të vetëm dy dekadave më parë. E vetëm një ditë më vonë patë nisur masakra në Krushë të madhe. 241 veta. Drejtësia jonë nuk ka nevojë të jetë as abstrakte as e importuar, por këta 241 veta kërkojnë drejtësi pikësëpari që nis nga vetë angazhimi ynë”, tha ai.
Më tej, kryeministri Kurti tha se masakra e kryer në Krushë të Madhe që la 241 viktima, dhe e cila ndodhi mu në fillim të bombardimeve të NATO-s, sot me gjithë forcën që e kemi parë për ta përballuar, nuk e ka zhdukur dhimbjen.
“Ajo nuk ka diçka që është e tejshkuar e jonë e largët, por veçse pjesë e realitetit tonë të përditshëm. Prandaj historitë e sotme në Krushë janë të jashtëzakonshme e do të tregohen ndër breza.
Gratë e zonja nga Krusha u bënë lajm inkurajues jo vetëm në nivel nacional, por janë histori e rrëfyer ndërkombëtarisht. Këtu bashkë me neve është edhe zonja Fahrije Hoti, e pranë saj qëndron Ministrja e Drejtësisë, zonja Albulena Haxhiu. Suksesi i grave nuk mund të trajtohet nëse ne nuk e bëjmë së pari këtë.
E suksesi i tyre do të mund të rritet pikërisht kur e ndihmojmë ne. Ai është tashmë duke u shtjelluar si ligjëratë edhe në drejtimin e Ekonomisë, por më e rëndësishmja është që ato na e ligjërojnë, na e mësojnë jetën. Askush nuk e ka jetuar më intensivisht se sa ato. Sakrificat, mosdorëzimi, gjetja e shpresës në thelb të dhimbjes janë mësim jete për të gjithë ne. I tillë është për tërë pjesën e botës që e dëgjon historinë e tyre. Që jeta do të jetojë dhe e drejta do të fitojë është mësimi që na e japin gratë e Krushës”, tha ai.
Kryeministri më tej theksoi se ato jetuan pavarësisht mërzitjes e plagëve në shpirt e në trup.
“Kjo është historia jonë që na obligon shumë të gjithë neve. Për kujdes e solidaritet dhe sidomos për kujtesë të fortë. Nuk mund të harrojmë asnjë dhe asgjë. U detyrohemi përjetësisht, për jetë të jetëve.
Kështu duhet të niste puna jonë që prej fillimit.
Shteti e ndërton drejtësinë mbi sakrificën që e bëri të mundur atë si shtet, përndryshe ai e humbet rrugën. Prandaj dhe ne kemi themeluar një Institut, e viktimat e Kosovës janë aq komplekse sa duhet ndërtuar një skenë meritore e shpalljes së tyre. Sakrifica e Kosovës është aq e gjatë në kohë, sa duhet një studim i tërë, me bashkëpunimin e shumë disiplinave që ta lartësojë deri në vendet më të shenjta të gjykimit. Krimi i luftës në Krushë të Madhe, krimi kundër njerëzimit në Krushë të Madhe, është krim makabër për të cilin nuk është ndëshkuar askush. Edhe këtë e kemi kuptuar pas dy dekadave të humbjes së kohës.
Duhet të punojmë që mizorinë ta japim me një dije të plotë dhe një dinjitet të lartë. Kjo punë kërkon energji dhe vullnet, andaj dhe kemi mbetur mbrapa, e duhet ta pranojmë se kërkimi i drejtësisë përgjithësisht është bërë shkel e shko.
Na e kërkon këtë rivendosje të drejtësisë çdo familje e Krushës, çdo familje e Kosovës, por mbi të gjitha vërtetësia dhe qëndrueshmëria jonë si shtet e si popull. Natyrisht që simbolin e Krushës ne e kemi edhe më të lartë e më të ndritur. Një prej të zhdukurve me dhunë të Krushës është një nga njerëzit më të mençur që ka kaluar në gjuhën shqipe e në trojet shqiptare: Ukshin Hoti. Është e lartë dhe e vështirë t’i rikthesh Krushës së Madhe drejtësinë për Ukshin Hotin. Është e vështirë drejtësia për të zhdukurin. Është e vështirë drejtësia për cenimin në inteligjencë të një populli.
Andaj edhe e themeluam Institutin për studimin e krimit. Kur krimi është i madh, akuza duhet të jetë sa më e plotë, kërkimi i gjykimit të drejtësisë sa më i ditur, vendi publik i shpalljes së saj sa më i qartë. Inteligjenca që kërkon drejtësia për të zhdukurit, është po aq e lartë sa dhe inteligjenca që kanë vrarë pushtuesit tanë gjenocidalë.
Lavdi Ukshin Hotit dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit tonë!”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025