Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur përpara anëtarëve të organizatës socialdemokrate në Evropë ku sot u bë anëtare edhe partia të cilën vetë Kurti e udhëheq, Lëvizja Vetëvendosje.
Në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) – që po mbahet në Malaga të Spanjës, Kurti tha se “është një nder të jem këtu përpara jush dhe të shpreh në emër të Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova, mirënjohjen time që keni pranuar partinë të cilën unë e udhëheq në mesin e familjes së Partisë së Socialistëve Evropian”.
“Ky pranim, si anëtare vëzhguese në hapin e parë, është një dëshmi nga ana juaj e besimit tuaj ndaj qeverisjes së mirë, efikase dhe premtuese, të qeverisë që unë e drejtoj si kryeministër i Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti.
Ai tha se “ky besim frymëzon një përkushtim kolektiv, nga unë, partia ime dhe Qeveria që drejtoj. Prandaj, ju siguroj që do të vazhdojmë të dëshmojmë aktivisht përkushtimin tonë ndaj zbatimit të politikave socialdemokratike”.
“Ne duam të tregojmë që progresi demokratik dhe qeverisja e mirë prodhojnë përfitime sociale dhe ekonomike. Me një përkushtimi të palëkundur ndaj sundimit të ligjit dhe një lufte të vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, po krijojmë mundësi të paprecedenta për prioritete të reja — drejtësi sociale dhe barazi, punësim dhe politika të rishpërndarjes në Kosovë, duke i sjellë dobi të gjithëve. Këto veprime tona po adresojnë ato që dy vjet e gjysmë para se të vinim ne në pushtet nuk ekzistonin fare si prioritete”.
Kurti më tej tha se “nuk do të përsëris këtu çka i shkrova PES-së në shtator dhe çka thashë pastaj përpara udhëheqjes suaj, gjatë takimit të Presidencës më 12 tetor. Ju e dini tashmë se të gjitha indekset ndërkombëtare për cilësinë e demokracisë tonë të re, për nivelin e lirive civile dhe të drejtave politike, lirinë e shtypit, progresin në sundimin e ligjit, kanë konfirmuar trendin pozitiv të rrugëtimit tonë, siç u konfirmua sërish këtë javë për të dytin vit radhazi në raportin vjetor të Komisionit Evropian. Sipas këtij raporti pra, Kosova ka shënuar rritjen më të madhe në shkallën e vet, duke përmirësuar nivelin e vet të përgatitjes në pesë kapituj negociues”.
“Ky Kongres po mbahet për t’u përgatitur për zgjedhjet evropiane të radhës, të caktuara për 9 qershor 2024. Në shekullin e XXI, konteksti ndërkombëtar dhe evropian kurrë s’ka qenë kaq brengosës”, tha me tej Kurti.
“Ne po jetojmë në një kohë sfiduese me përplot ngjarje tragjike, duke përfshirë agresionin e pamëshirshëm të Rusisë në Ukrainë, zhvendosjen e armenëve nga Nagorno-Karabakh dhe konfliktin në Izrael dhe në Rripin e Gazës. Kjo e fundit sapo ka mbushur një muaj duke sjellë si pasojë një numër alarmues të viktimave, dhembjes dhe vuajtjes. Sigurisht, gjithë këto ringjallje të luftës e vendosin botën përpara një rreziku të paprecedent të daljes nga binarët drejt aspekteve më të errëta të njerëzimit”, tha ai.
Kurti tha se ndërkohë më afër Bashkimit Evropian, një veprim tjetër agresioni është zhvilluar.
“Ai ka ndodhur më 24 shtator në Kosovë, kur vendi im u sulmua në tokën e vet, në pjesën veriore të territorit, nga një grup i armatosur mirë i terroristëve paramilitarë, të cilët ishin trajnuar, pajisur dhe financuar nga shteti i Serbisë, një fakt që është dëshmuar nga një varg provash të zbuluara pas sulmit. Një zyrtar policor nga Policia e Kosovës u vra dhe dy të tjerë u plagosën. Falë profesionalizmit shembullor të njësive speciale të policëve tanë, Kosova ka arritur t’i mposhtë terroristët, duke iu përgjigjur proporcionalisht këtij sulmi dhe duke shmangur një eskalim të pakontrolluar, gjë që ishte qëllimi i grupit kriminal paramilitar të kontrolluar nga Beogradi”.
“Ky sulm terrorist dëshmon që sot ka forca që synojnë të provokojnë konflikte dhe luftëra të armatosura për të minuar autoritetin dhe besueshmërinë demokratike, për të rrënuar të gjitha parametrat stabilizuese dhe paqen e fituar, për të ripërcaktuar kufijtë dhe imponuar rregulla të reja të rendit”.
“Ne përfaqësuesit e forcave të qendrës së majtë në Evropë, e kujtojmë historinë dhe jemi larg të qenit naivë: Historia evropiane ka vërtetuar gjithmonë se ne jemi në ballë të luftës kundër të gjitha formave të ekstremizmave, për promovimin e paqes dhe të drejtave të njeriut edhe kur dhuna, racizmi, antisemitizmi dhe islamofobia duket se po fiton terren dhe mendje. Vazhdoj të jem optimistë se ne mund ta forcojmë unitetin tonë në mënyrë që ta ndryshojmë rrjedhën e këtyre ngjarjeve”, tha ai.
“Shembull, Kosova e përballur me sfidën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nën ndërmjetësimin e BE-së: Ju siguroj që e pranoj pjesën e përgjegjësisë që më takon për stabilitetin afatgjatë dhe paqen e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor. Këtu e shfrytëzoj mundësinë të ndaj lavde për grupin S&D për udhëheqjen e saj në rezolutën e miratuar te Parlamenti Evropian më 19 tetor. Deri me tani, ky ishte teksti më i qartë politik për sulmin e 24 shtatorit”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos