LAJMI I FUNDIT:

Kurti mirëpriti dhe bashkëbisedoi me studentë nga Austria dhe Italia

Kurti mirëpriti dhe bashkëbisedoi me studentë nga Austria dhe Italia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup të madh studentësh nga më shumë se 30 shtete të ndryshme të botës, që ndjekin studimet master në Vjenë të Austrisë dhe Venedik të Italisë.

Ky grup studentësh po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të një vizite studimore.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, Kurti i njoftoi ata me rezultatet kryesore të qeverisjes, reformat e ndërmarra dhe disa prej politikave kryesore të qeverisë. Këtu ai veçoi shtesa për nënat e reja dhe fëmijët si dëshmi e kujdesit institucional për familjen, platformën e punësimin për të rinj SuperPuna, vendimin për ta bërë arsimin e lartë falas për të gjithë dhe rritjen eksponenciale të numrit të bursave për studentë sidomos në fushat STEM, mbështetjen për komunitetet jo-shumicë në vend, vëmendjen e shtuar ndaj efiçiencës së energjisë si në shtëpi private ashtu edhe në biznese, dhe investimet në energjinë e ripërtëritshme.


Pas prezantimit hyrës të kryeministrit, studentët dhe profesorët e pranishëm parashtruan pyetje dhe zgjeruan diskutimin sipas fushave të tyre të interesit.

Studentët dhe profesorët e pranishëm falënderuan kryeministrin Kurti për mundësinë dhe gatishmërinë e tij për t’i mirëpritur e për të diskutuar hapur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori