LAJMI I FUNDIT:

Kurti kundër shembjes së Teatrit Kombëtar të Tiranës: Arkiva e një populli duhet të mbahet e paprekur nga regjimet

Kurti kundër shembjes së Teatrit Kombëtar të Tiranës: Arkiva e një populli duhet të mbahet e paprekur nga regjimet

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Përmes një statusi në Facebook, Kurti ka thënë se i mbështet artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën Teatrin Kombëtar.

Kurti ka thënë se duhet mbrojtur kultura në çdo cep, pasi ndër vite është shtypur me diktatura të ndryshme.


“Ne duhet të jemi mbrojtësit e çdo cepi të kulturës sonë. Një pjesë e saj na është vjedhur nga pushtuesi serb – 1.200 artefakte kulturore të Kosovës. Një pjesë tjetër na është shtypur e ndrydhur nga diktatura e ideologji, na është sulmuar nga akademitë e fqinjëve, na është shitur e rrënuar prej paditurisë zyrtare a korrupsionit institucional”, thotë Kurti.

Rrënimi i Teatrit Kombëtar në Tiranë: Rezistencë, protesta dhe reagime
Lexo po ashtu Rrënimi i Teatrit Kombëtar në Tiranë: Rezistencë, protesta dhe reagime

Më tej thekson se “arkiva e një populli, kujtesa e tij, duhet të mbahet e paprekur nga regjimet. Kultura është krijuar nëpër historitë e regjimeve, por në thelb të saj është krijimtaria dhe aderimi i një populli.”

Kurti konsideron se, shembja e teatrit në Tiranë ka ndodhur si pasojë e interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave.

“Kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave.

I përshëndes dhe i mbështes tërë artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar. Kur ndodhin humbje, ngjarjen sa edhe vetë humbja, e shënon në histori rezistenca. Në rezistencë mësojmë, e meqë nuk i harrojmë ato mësime, ata që sot përfitojnë, nesër humbin, kurse ata që humbin fitojnë”, ka shkruar Kurti në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori