Nën patronazhin e Zyrës së Kryeministrit është mbajtur të martën mbledhja komemorative për Faik Rexhepin, protestuesin qëndrestar, i cili 35 vjet më parë ishte ulur këmbëkryq në mes të sheshit të Prishtinës, në kohën kur policët e regjimit serb i ndiqnin pas në vitin 1990.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Rexhepi është shndërruar në simbol të rezistencës kundër regjimit serb.
Ai tha se përmes qëndrimit stoik, Rexhepi nga një protestues u bë simbol i ngjarjeve të veçanta politike të Kosovës.
“Në kronologjinë e pashkëputur të ngjarjeve të përditshme janë fort të rralla rastet dhe aq të paktë njerëzit që arrijnë të ngritën nga rëndomsia dhe të bëhen simbol të ngjarjeve të veçanta politike të kohës së tyre. Një nga këto raste dhe një nga këta njerëz është ai i Faik Rexhepit, për të cilin jemi mbledhur të kujtojmë sot, një ditë pasi u varros dhe u ndahemi vetëm fizikisht prej tij… Mes mijëra njerëzve që po ndiqeshin nga policia, një burrë, Faik Rexhepi qëndroi ulur në mes të rrugës këmbëkryq, me dorën në mjekër dhe në një pozicion të qëndrimit stoik.
Përveç xhirimeve të kohës Faik Rexhepi u fiksua në një fotografi ikonike dhe imazh emblematik nga fotoreporteri Hazir Reka…Në atë moment të Faik Rexhepit, i cili qëndron në shesh të Republikës duket sikurse imazhi i odës shqiptare mbin në shesh të Republikës. Qëndrimi i Faik Rexhepit është qëndrimi i dikujt në odën shqiptare. Ashtu qëndrojmë ne këmbëkryq kur shkojmë në odat në qytetet dhe odat shqiptare….Faik Rexhepi punëtor dhe patriot, nga Presheva në Prishtinë. Faik Rexhepi është njeriu ynë që nuk ikë dhe që qëndron”, tha Kurti.
E bija e Faik Rexhepit, Albana Rexhepi-Drella, tha se përmes qëndrimit stoik të babait të tij kundër regjimit serb ai u bë burim i shpresës dhe frymëzimit për të gjithë popullin shqiptar.
“Ne që e kemi njohur gjithë jetën, jemi dëshmitarë të bindjeve dhe integritetit të tij të palëkundur, si dhe bindjeve morale dhe etike. Të angazhimit të tij të pandalshëm për të rezistuar, sfiduar dhe luftuar padrejtësinë dhe shtypjen. Babi ynë nuk ka qenë vetëm rezilentë në misionin e tij, por edhe burim i shpresës, frymëzimit, udhëzimit dhe mbështetjes për të gjithë ne”, tha ajo.
Faikun e kujtoi edhe miku i tij Dibran Gashi. Faik Rexhepi në gusht të vitit 1990 bashkë me shumë qytetarë të tjerë kishin dal ta prisnin një delegacion të Kongresit amerikan, ku policia serbe atëherë kishte ndërhyrë që ta shpërndante masën. Mirëpo i vetmi që nuk kishte lëvizur nga vendi ishte Faiku, i cili u ulë këmbëkryq midis trumës. Në vendin ku protestoi Faiku tashmë është një monument me figurën e tij, në shenjë nderimi për veprën e tij. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania