Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar deputetët e opozitës në seancën e Kuvendit të enjten për shkak të mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.
Në fjalën e tij, Kurti ka thënë se marrëveshjet të cilat po presin të ratifikohen nuk janë të dëmshme, ndërsa ka shtuar se vlera e tyre tejkalon shifrën 360 milionë euro.
“Ka disa muaj që në këtë legjislaturë Kuvendi dhe Qeveria kanë sjellur për miratim disa marrëveshje ndërkombëtare, të cilat nuk po kalojnë për shkak të mosvotimit nga ana e opozitës. Vlera e marrëveshjeve që janë në pritje për miratim tejkalon shifrën prej 360 milionë euro. Marrëveshjet që po presin ratifikimin nuk janë të dëmshme. Madje që marrëveshjet janë në dobi të qytetarëve janë në pajtim edhe opozita edhe pse nuk po i votojnë ato”, është sjprehur kreu i ekzekutivit.
Ai tutje ka thënë se Qeveria mund të vazhdojë mandatin deri në fund edhe pa u miratuar marrëveshjet ndërkombëtare.
“Por, me këtë mosvotim nga opozita humbin qytetarët sepse projektet nuk bëhen, sepse humbin grantet dhe kreditë e buta e në vendin e tyre duhet të shpenzojmë paratë e taksapaguesve dhe të marrim kredi me norma shumë të larta e të cilat në fund prapë duhet t’i paguajnë qytetarët. Detyra e opozitës nuk është të bllokojë punët në kurriz të qytetarëve.
Nuk mund të thuash se po bëj opozitë e po brengosem për qytetarët kur bllokohet ligji për çmimet tavan, ligji për pagën minimale e bllokohen marrëveshjet ndërkombëtare për projekte zhvillimore. Nuk bëhet kështu e këtë po e thotë dikush që ka bërë opozitë parlamentare për një dekadë”, ka deklaruar kryeministri.
Sipas tij, nga viti 2011 deri më 2020 kur Lëvizja Vetëvendosje ka qenë në opozitë në Kuvend janë votuar 377 marrëveshje ndërkombëtare.
“Vetëm tri prej tyre nuk i kemi mbështetur dhe ato dihet se çfarë kanë qenë. Ne si opozitë i kemi kundërshtuar marrëveshjet që kanë qenë të dëmshme sepse disave prej tyre po ua shohim sherrin e besoj edhe ju jeni të bindur se kanë qenë të dëmshme. Por, marrëveshjet që po presin tani miratimin nuk janë të tilla”, ka përfunduar Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa