Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për mediumin prestigjioz amerikan Bloomberg, ka thënë se e ka të vështirë të procedojë me themelimin e Asociacionit.
Gjatë intervistës, Kurti theksoi se Serbia ka shpërfillur marrëveshjen e vitit të kaluar dhe ka injoruar aneksin e zbatimit të nënshkruar në Ohër.
“Në këto rrethana, për mua bëhet jashtëzakonisht e vështirë të vazhdoj më tej në një proces ku pala tjetër nuk e përfill marrëveshjen dhe madje shkon aq larg saqë dërgon një letër në të cilën deklaron se nuk e respekton më atë”, u shpreh Kurti.
Ndërsa, themelimi i Asociacionit konsiderohet si një çësje e urgjent nga bashkësia ndërkombëtare, e cila thekson nevojën që Kosova të ndërmarrë hapat ligjërisht obligative për ta bërë realitet.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, vetëm një javë më parë, ka bërë thirrje që qeveria kosovare të pranojë draft-statutin e prezantuar nga Bashkimi Evropian dhe t’i lejojë kështu rrugën kalimit të tij në Gjykatën Kushtetuese.
“Ne mendojmë se kjo qeveri duhet ta adoptojë draft-statutin e sugjeruar në një formë me të cilën pajtohet Gjykata, për të mundësuar që ajo të kryejë një kontroll të legalitetit përmes një rishikimi kushtetues, çka është një hap kyç në këtë procedurë,” deklaroi ambasadori Hovenier nër RTV21.
Ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) Ramush Haradinaj, në janar ka thënë për Telegrafin se mënyra se si ka vepruar Kurti për Draft – Statutin e Asociacionit, ka qenë e gabuar.
Haradinaj thekson se ka qenë e rëndësishme që Kosova ta shkruante një propozim të tillë në mënyrë që të kishte bazë Kushtetuese.
E këtë shton ai nuk e ka bërë Kurti, përkundër sipas tij kërkesës së SHBA-së dhe BE-së.
Madje, lideri i Aleancës thotë se Draft-Statuti i referohet Rezolutës 12/44, e që i bie, se është kthyer para Pakos së Ahtisaarit.
“Mendoj që e kisha shkruar një propozim të Kosovës, çka është Asociacioni në bazë të Kushtetutës, e ligjeve tona, duke ia dorëzar Bashkimit Evropian. Kjo është ofeta e Kosovës, amerikanët dhe evropianët ia kërkonin Kurtit, një draft të tillë, por nuk e dha. Çka është edhe më e keqja, tha unë e pranoj atë por duhet ta nënshkruaj edhe Vuçiq, e tani dokumenti i Asociacionit quhet 1244, që është një çudi e madhe. Pra kjo është ajo që unë kam dilema se i kujt është ky njeri (Kurti)”, kishte thënë Haradinaj.
Të gjitha institucionet e Serbisë në Kosovë – nga komunat deri te shkollat e spitalet – do të duhej të përfshiheshin në Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që pritet të themelohet.
Kjo është paraparë në një draft-statut të këtij asociacioni, të hartuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe të pranuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Plagoset një 26 vjeçar në Prizren – sekuestrohen tre armë zjarri

Dimitrieska-Koçoska: Është paguar transheja e parë prej 10.4 milionë eurove për përkrahjen e kompanive vendase

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi