LAJMI I FUNDIT:

Kurti i bindur se Vetëvendosje do të dalë e para në zgjedhjet e 11 qershorit

Kurti i bindur se Vetëvendosje do të dalë e para në zgjedhjet e 11 qershorit

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, pas një ligjërate të mbajtur me studentët e ISPE dhe atyre të Universitetit Heidelbergut tha se shtetndërtimi në Kosovë e ka pasur komponentin e funksionimit të shtetit, por jo të ekonomisë dhe me Vetëvendosjen do të ketë zhvillim ekonomik.

Sa i përket asaj që Vetëvendosja nuk njeh simbolet dhe himnin e Kosovës, Kurti tha se kudo që kanë qenë simbolet e Kosovës, Vetëvendosje nuk i ka hequr dhe nuk i ka dëmtuar ato.

“Shtetndërtimi në Kosovë e ka pasur komponentin e funksionimit të shtetit por jo të ekonomisë dhe me Vetëvendosjen do të ketë zhvillim ekonomik”, tha Kurti në një konferencë për media.


“Nuk keni asnjë rast që deputetët e Vetëvendosjes i dëmtojnë simbolet”, tha Kurti.

Kandidati për kryeministër tha se qeveria e tij do të orientohet në zhvillimin e ekonomisë.

Duke folur për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti tha se ato duhet të zhvillohen në një kornizë tjetër.

E për çështjen e demarkacionit, Kurti ritheksoi se për versionin e nënshkruar nga Murat Meha duhet të zhvillohet një hetim, ndërsa tha se si zgjidhje e kësaj çështje është edhe nisja e një dialogu me Podgoricën zyrtare.

I pyetur për koalicionet paszgjedhore, Kurti është shprehur i bindur se Vetëvendosje do të dalë e para në zgjedhjet e 11 qershorit.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori