Site icon Telegrafi

Besnikërisht rreth Lidhjes së Prizrenit, Kurti: Bashkë me aleatët mund të avancojmë në rrugën për forcimin politik Kosovë-Shqipëri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se shqiptarët janë kthyer e rikthyer me trup e mendje nga Prizreni, për t’i ripërtërirë lidhjet e tyre politike në mes vete dhe me të tjerët.

Kurti gjatë fjalës së tij në shënimin e 145 vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit theksoi se me praninë e dy shteteve Kosovë-Shqipëri në këtë përvjetor mirëmbahet linja drejtuese institucionale e kultivimit të idealeve dhe interesave politike të kombit shqiptarë.

“Nga kjo ditë e deri më sot duke ecur nëpër etapa të ndryshme historike të tyre, në vazhdimësi shqiptarët janë kthyer e rikthyer me trup e mendje nga Prizreni, kah Lidhja për t’i ripërtërirë lidhjet e tyre politike në mes vete dhe me të tjerët”, u shpreh ai, raporton Telegrafi.

Lexo po ashtu Lidhja e Prizrenit, Osmani: Model dhe frymëzim i shumë brezave

Kurti gjithashtu u shpreh se: “10 qershori i vitit 1878 konsiderohet si fillimi i një udhëtimi të strukturuar politikë shqiptarë, i cili vazhdon dhe sot. Prandaj, sot i kemi këtu presidentët dy shteteve tona Republikane të Shqipërisë dhe Kosovës, për ta mirëmbajtur linjën drejtuese institucionale të kultivimit të idealeve dhe interesave politike të kombit shqiptarë”.

Ai po ashtu theksoi se besnikërisht rreth Lidhjes, mund të avancojnë në rrugën për forcimin politik të shteteve, bashkë me aleatët amerikanë dhe evropianë.

“Vetëm të lidhur bashkë dhe besnikërisht rreth Lidhjes si mendësi dhe vetëdije politike mund të avancojnë në rrugën tonë për forcimin politik të shteteve tona, bashkë me aleatët tanë strategjikë evropian e amerikanë”, tha ndër të tjera kryeministri i vendit, Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version