LAJMI I FUNDIT:

​Kurti: Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri ka rëndësi historike të pazëvendësueshme

​Kurti: Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri ka rëndësi historike të pazëvendësueshme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur në një takim pune ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.

LVV bën të ditur se në takim është diskutuar për situatën politike dhe menaxhimin e pandemisë COVID-19.

“Në këtë takim u fol për situatën politike dhe gjendjen e përkeqësuar të shëndetit publik si rezultat i përhapjes eksponenciale të COVID-19 në javët e fundit. Kosova, nga një histori suksesi në menaxhimin e pandemisë shpejt ka rrëshqitur në grupin e vendeve të cilat po përjetojnë përkeqësim të përshpejtuar të situatës. Kjo kërkon vëmendje prioritare, planifikim dhe guxim për ndërhyrje që sigurojnë menaxhim dhe luftim efikas të pandemisë. Në këtë drejtim, u fol për rëndësinë dhe nevojën për bashkëpunim mes dy vendeve përballë kësaj sfide”, thuhet në njoftimin e LVV-së, përcjell Telegrafi.


Më tej në njoftim thuhet se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë ka rëndësi historike të pazëvendësueshme.

“Ai duhet të shtrihet në shumë rrafshe, duke filluar nga ai bilateral ekonomik, me qëllim rritjen e qarkullimit të mallrave dhe prodhimeve. Pas goditjes që pandemia i ka dhënë ekonomive tona, nevoja për ta shtuar bashkëpunimin është bërë e domosdoshme, ishte përshtypja që ndanë Kryetari Kurti dhe ambasadori Minxhozi në këtë takim”, përfundon njoftimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori