LAJMI I FUNDIT:

Kurteshi: S’ka normalizim të gjendjes pa dhënë dorëheqje Isa Mustafa

Kurteshi: S’ka normalizim të gjendjes pa dhënë dorëheqje Isa Mustafa

Deputeti Ismajl Kurteshi nga radhët e opozitës së bashkuar në një fjalim para ligjvënësve kërkoi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës t’i kontribuojnë normalizimit të situatës në vend, pasi sipas tij, të gjitha grupet parlamentare kanë përgjegjësi për këtë gjendje.

Ai tha se nuk do të ketë normalizim të situatës deri në dorëheqjen e Isa Mustafës, pasi sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se është shkelur Kushtetuta.

Kurteshi së bashku me deputetët e opozitës lëshuan punimet e seancës, ndërsa i ftuan qytetarët që t’i bashkëngjiten protestës së 26 marsit.  /Telegrafi/