LAJMI I FUNDIT:

“Kuriri” serb: Njësia Speciale serbe e kreu masakrën në Reçak

“Kuriri” serb: Njësia Speciale serbe e kreu masakrën në Reçak

‘Tradhtia e madhe!”. Kështu e nis shkrimin e saj gazeta beogradase “Kurir”, në të cilin një ish zyrtar i lartë i Shërbimit të Sigurimit Serb (SDB) dhe ish-zëvendësdrejtor i BIA-s, jep versionin për masakrën e Reçakut. Kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë në struktuarat serbe të sigurisë e pranon se ishin forcat serbe ato që e kryen këtë krim mbi shqiptarët në janar të viti 1999.

Mirëpo, gazeta serbe, përcjell Telegrafi, shkruan se “Njësia e Operacioneve Speciale (JSO), e formuar nga ish-kreu i Shërbimit të Sigurimit të Shtetit, Jovica Stanishiq, është keqpërdorur në Reçak, gjë që u shfrytëzua si shkas për bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë”.

Këtë version ia ka thënë “Kuririt” Dragan Markoviq- Markoni, pjesëtar shumëvjeçar i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror serb (SDB) dhe  ish-Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Informative e të Sigurisë (BIA).


Markoviq ka thënë se Njësia e Operacioneve Speciale Serbe (JSO) duhej ta mbronte popullsinë serbe në pjesë të ndryshme të ish-Jugosllavisë të prekura nga lufta civile, por shefi i atëhershëm i SDB abuzoi me patriotizmin e anëtarëve të asaj njësie.

Sipas tij, ai e bëri këtë “duke u dhënë atyre urdhër që të mos respektojnë ligjin e luftës, por të përdorin dhunë të tepruar”.

“Edhe pas largimit të Stanishqit, JSO u keqpërdor. Kjo njësi u dërgua në Kosovë, në Reçak, kurse fuqitë e mëdha përdoren këtë rast, për të bombarduar ish-Jugosllavise [Serbisë vj.] dhe dëbimin e serbëve nga Kosova. Pasojat e këtyre aktiviteteve ndjehen edhe sot. Abuzimi i fundit i njësisë ndodhi kur u vra Kryeministri Zoran Gjingjiq. Ai u qëllua nga një oficer i Njësisë së Operacioneve Speciale, e e formuar nga Stanishiqi me urdhër të shërbimeve të huaja . Në luftës në Kosovë, komandanti i JSO ishte Milorad Ulemek – Legija, i cili u dënua me 40 vjet burg për rolin e tij në një seri likuidimesh të kryera nga anëtarët e kësaj njësie – atentatet e kryeministrit Zoran Gjingjiq, Ivan Stamboliq dhe krimi në magjistralen e Ibrit’, thotë Markoviq, transmeton Telegrafi.

Ky ish anëtar i DB-së serbe dhe më vonë zyrtar i lartë i BIA-s, beson se Stanishiq dhe disa si ai, ende po përpiqen të ndikojnë në këtë shërbim, por që ka më shumë të atillë që profesionalisht po bëjnë punën e tyre.

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën ndër masakrat më të tmerrshme në vendin tonë.

Aty u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid, tronditi gjithë opinion ndërkombëtar. Ambasadori William Wolker, e cilësoi ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit.

Masakra e Reçakut ishte pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës, pasi dy muaj më vonë filluan bombardimet e NATO-s mbi caqet ushtarake e policore serbe.

Beogradi zyrtar, por edhe mediat serbe, vazhdimisht e kanë mohuar këtë masakër, duke e quajtur madje edhe si një mashtrim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori