LAJMI I FUNDIT:

“Kurban Bajrami” në Pakistan, 10 milionë kafshë bëhen kurban

“Kurban Bajrami” në Pakistan, 10 milionë kafshë bëhen kurban

Me afrimin e ditës së Kurban Bajramit, tregje të improvizuara bagëtish janë ngritur anembanë Pakistanit.

Ato në Karachi dhe Lahore gëlojnë nga njerëzit, por shumë konsumatorë ankohen për rritje të ndjeshme të çmimeve.

“Kafshët këtë vit kanë qenë ekstremisht të kushtueshme. Çmimet janë 40 deri në 45% më lart sesa vitin e kaluar, e pronaret e bagëtive nuk dëgjojnë t’i ulin”, tha Sikander Nawaz, blerës.


“Këta njerëz kërkojnë 500 mijë rupi, apo 4.745 dollarë për një kafshë, që është shitur për 200 mijë rupi, ose 1.900 dollarë. Njerëzit pyesin veten: si mund ta blejmë ne këtë?…dhe largohen”, tha Waseem Siddiqui, blerës.

Festivali i sakrificës, siç njihet ndryshe, është një ditë e shënuar në kalendarin mysliman. Si simbol i flijimit përdoret zakonisht një lopë, por mund të jetë edhe një dele, dash, dhi apo gamile, në varësi të rajonit.

Shumë prej familjeve, që nuk ua lejon xhepi ta blejnë të vetme një lopë, vendosin të mbledhin paratë bashkë e ta ndajnë mishin mes tyre. Miliona kafshë flijohen në botën myslimane gjatë këtyre festimeve.

Sipas të dhënave të shoqatës vendase “Pakistan Tanners Association”, vetëm në këtë vend gjatë dy ditëve të Kurban Bajramit priten me thikë 10 milionë kafshë, që vlejnë mbi 3 miliardë dollarë.

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori