Akademiku dhe ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi, ka treguar se si shoqëria franceze u mobilizua gjatë viteve ’90-ta për të kërkuar ndaljen e krimeve serbe në Ballkan, veçanërisht në Kosovë gjatë periudhës 1998-1999.
Kullashi përshkroi një nga protestat më të mëdha në mbështetje të çlirimit të Kosovës, e cila u organizua në Paris pas sulmit serb mbi familjen Jashari në Prekaz që nisi 5 mars 1998.
Vetëm dy ditë pas këtij sulmi, më 7 mars, mijëra qytetarë francezë dolën në rrugë për të protestuar dhe për të bërë thirrje për ndërhyrje ushtarake ndërkombëtare për të ndaluar krimet dhe për të njohur Kosovën si shtet të pavarur.
“Njëra nga protestat e mëdha në Paris, ka qenë e organizuar lidhur me krimet e bërë në Drenicë, në Prekaz, edhe kjo pjesëmarrje ka qenë masive. Mund ta imagjinoni më 5 mars ka ndodhur sulmi serb në PREKAZ, ME 7 MARS mijëra qytetarët franceze kanë dal në rrugë. edhe janë përpiluar tekste, Komiteti i Kosovës. Është formular kërkesa e domosdoshmërisë që bashkësia ndërkombëtare të ndryje ushtarakisht, që të ndalen krimet. Pikërisht lidhur më këtë, intervali dy ditësh edhe kërkesa që Kosova të njihej si shtet i pavarur, për herë të parë publikisht janë formuluar këto dy kërkesa prej qytetarëve francezë…”, ka thënë Kullashi, për RTV Dukagjini.
Kullashi theksoi se këto kërkesa u formuluan nga vetë shoqëria franceze, e cila nuk mund të pajtohej me përmasat e krimeve që po ndodhnin.
“Këto janë kërkesa që kanë ardhur nga vetë shoqëria, shoqëri që nuk ka mundur të pajtohet me përmasat e krimeve të tilla… Emrat që e kanë nënshkruar atë peticion më 7 mars për krimet që janë bërë janë nga emrat më të mëdhenj të të gjitha fushave të krijimtarisë, për shembull e keni pasur; Presidentja e te gjitha universiteteve të Parisit. Edhe fjalimet që janë shkruar dhe tekste tregojnë thellësi”, ka thënë Kullashi.
Edhe pse ekziston mendimi se Franca ishte/është mike e Serbisë, Kullashi sqaroi se shoqëria franceze ishte vetëdijesuar për krimet serbe që në fillim të viteve ’90. Ai përmendi se edhe kleri katolik, përfshirë Argjipeshkvin e Lionit, kishte kërkuar me indinjatë ndërhyrje për të ndaluar krimet, duke pasur ndikim të madh në opinionin publik.
Shoqëria franceze, përfshirë artistët dhe intelektualët, bashkëpunoi për të ngritur zërin kundër padrejtësive dhe për të mbështetur çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
“Kleri katolik në nivelin e lartë eviton të ndërhyjë çështje politike, por, ta shihni Argjipeshkvi i Lionit, i cili disa herë dhe me indinjim thotë duhet pa tjetër të intervenohet. Ai nuk i takon asnjë partie politike, ka pasur ndikim shumë të madh në pjesën tjera të opinionit… Problemi është këtu prapë të lidhja etike dhe politike, Argjipeshkvi dhe të tjerët nga kleri katolik kur kanë marrë pjesë bashkë, edhe artistët, edhe regjisorët”, ka shtuar më tej Kullashi. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës