Kur do të pensionohet Majlinda Kelmendi?

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi ka arritur në Kosovë. Xhudistja kosovare gjatë një konference për shtyp ka thënë se nuk po mendon për pensionim.
Madje, Xhudistja kosovare mendon se e ka përpara karrierën e saj.
“Jam 25 vjeçe, në formën më të mirë të mundshme. Nuk kam arsye të tërhiqem, jam shumë e motiuar. Do të ishte gabimi më i madh nëse do ta lija xhudon. Dua të fitojë edhe shumë herë kampionatin evropian, botëror dhe medaljen olimpike”, ka thënë xhudistja pejane. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
14/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































