Moderatorja e njohur shqiptare, Liberta Spahiu, ka shkaktuar mjaft polemika dhe të qeshura me postimin e saj të fundit në Instagram.

Ajo publikoi një video në llogarinë e saj, ku dukej tejet joshëse, por mbishkrimi ishte ai që ngjalli të qeshura tek përdoruesit.


“Kur t’bon be frajeri, që kurrë më nuk e përsërit atë gabim! E pa u bo hala 1 muaj e bënë prap!”, shkroi Liberta në videon e saj.

Nuk dihet nëse ky postim ishte një dedikim për ndonjë person në veçanti, apo thjesht ajo iu është bashkangjitur trendëve më të fundit që kanë vërshuar përdoruesit në rrjetet sociale; ku bëhen pjesë e ‘memeve’ të shumta.

Liberta Spahiu, është mjaft aktive në rrjetet sociale e posaçërisht në TikTok, ku publikon video të shumta nga jeta e saj e përditshme. /Telegrafi/

Snapinsta.app 424624894 696874705968218 7080131375767589587 n 1080 Foto: Liberta Spahiu/ Instagram