Ndoshta pa e ditur as vetë, ndonjëherë gaboni para pasqyrës me instrumentet dhe produktet e grimit. Dhe gabimin e mban mbi vete gjithë ditën, fytyra juaj. Mjaft më!
Mjeshtrit e grimit ju tregojnë gafat më të shpeshta dhe çfarë duhet të bëni për t’u dukur më bukur.
Lapsi jua bën sytë më të vegjël
Çfarë gabimi keni bërë? Keni lyer disa herë pjesën e brendshme poshtë syrit.
Çfarë duhet bërë? Lyeni pjesën e sipërme që e bën syrin të duket më i madh. Vendoseni lapsin në këndin e brendshëm të kapakut dhe hiqni një vijë të pandërprerë deri në këndin tjetër. Ushtroni më pak forcë mbi qerpikët e fundit dhe holloni ndonjë pjesë më të trashë që e keni bërë gabimisht me një pambuk veshësh ose furçë lapsi, transmeton Telegrafi.
Në buzë ngel vetëm konturi
Çfarë gabimi keni bërë? Lapsi juaj i buzëve është shumë i errët ose buzëkuqi zbehet para tij dhe mbetet vetëm një vijë e pahijshme rreth buzëve.
Çfarë duhet bërë? Përdorni një laps që i afrohet më tepër ngjyrës natyrale të buzëve. Nisni nga cepi i buzës së sipërme dhe shkoni drejt qendrës. Përsëriteni në gjysmën tjetër dhe pastaj në buzën e poshtme. Pastaj, mbushni plotësisht buzët me lapsin. Kjo ju siguron që kur t’i lyeni me buzëkuq ai do zbehet më ngadalë.
Fytyra ka ngjyrë tjetër nga qafa
Çfarë gabimi keni bërë? Po përdorni nuancën e gabuar të fondotintës.
Çfarë duhet bërë? Shkoni në një dyqan kozmetike dhe provoni nuanca të ndryshme. E duhura do të zhduket Brenda lëkurës kur ta aplikoni. Në dyqanet e thjeshta kërkoni guidat e toneve të lëkurës të firmave të njohura, të cilat do ju ndihmojnë të gjeni nuancën perfekte.
Qerpikë të ngjitur, qerpikë të ndarë
Çfarë gabimi keni bërë? Ose vendosni shumë shtresa maskarë, ose ajo që përdorni është tharë shumë.
Çfarë duhet bërë? Një maskara e re bën një aplikim më të pastër. Hidheni të vjetrën tre muaj pasi e keni hapur. Para se ta aplikoni, fshijeni furçën rreth buzëve të konfeksionit, për të hequr bojën e tepërt. Mos u lyeni më tepër seç duhet. Një ose dy aplikime mjaftojnë.
Keni shirita të kuq në çdo faqe
Çfarë gabimi keni bërë? Vendosni shumë të kuq, ose përdorni furçën e gabuar.
Çfarë duhet bërë? Hidhini furçat e vjetra. Përdorni furça të buta. Shkundini nga pluhuri i tepërt. Qeshni sikur do dilni në fotografi dhe aplikojeni në mollëzat e faqeve, ku lëkura skuqet natyralisht deri në pjesën e jashtme të faqeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit

Motra e Bianca Censori-t ndjek hapat e saj: Angelina dominon Instagramin, a do ta lërë nën hije atë?

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë