Kur mësuesi përjashton nxënësin në Ligën Premier – Moss e ndëshkoi me të kuq Milnerin në ndeshjen Liverpool-Crystal Palace

James Milner mori një kartonë të kuq të shtunën nga gjyqtari që e mësoi atë si të luajë futboll, pasi e kishte trajner në shkollë.
Kapiteni i dytë i Liverpoolit mori dy kartonë të verdhë dhe u largua në ndeshjen që skuadra e tij e fitoi me shumë mund 4-3 ndaj Crystal Palace në Anfield.
Së fundmi ka dal në pah njohja e lojtarit me gjyqtarin, Jon Moss.
Një foto e Moss dhe Milner ka dalë në Twitter, ku gjyqtari i Ligës Premier shihet me gjyqtarin i cili ishte trajner në një skuadër të rinjve me ish-kapitenin i Anglisë.
Moss ishte mësues në Westbrook në Horsforth, në të njëjtën shkollë fillore ku Milner shkoi si fëmijë.
Por Moss nuk tregoi lehtësim kur ish-nxënësi ndërhyri te Wilfried Zaha në minutën e 89-të.

Fitorja Liverpoolit ia siguron avantazhin në krye të tabelës me katër pikë ndaj Manchester Cityt. /Telegrafi/




















































