LAJMI I FUNDIT:

Kur episodet fatkeqe terroriste kanë në qendër gjakun vëllazëror

Kur episodet fatkeqe terroriste kanë në qendër gjakun vëllazëror

Personi më i rrezikshëm, që Khalid el-Bakraoui ka takuar ndonjëherë është Brahim el-Bakraoui, dhe anasjelltas. El-Bakraouit ishin vëllezër në jetën reale, e po ashtu vëllezër në momentin e shpërthimeve tronditëse, që shkaktuan dhjetëra vdekje në Bruksel, pasi në të njëjtën kohë ata u hodhën në erë: njëri në Aeroportin Zaventem dhe tjetri në metronë e Maalbeekut.

Historitë e fundit të masakrave terroriste kanë në qendër vëllezër terroristë.

Salah dhe Brahim Abdeslam ishin edhe organizatorët e shpërthimeve të Parisit, që lanë të vdekur 130 persona.


Brahim Abdeslam u vetëhodh në erë në Paris, e ndërsa vëllai i tij, i cili së fundmi u arrestua nga policia belge, Salah, konsiderohej si truri i operacionit. Por, ata nuk ishin të parët vëllezër që tronditën kryeqytetin francez.

Masakra e “Charlie Hebdo” mban vulën e Cherif dhe Said Kouachi. Po ashtu përtej oqeanit, terrorizmi që mbërtheu Maratonën e Bostonit në vitin 2013 mban autorësinë e vëllezërve Dzhokhar dhe Tamerlan Tsarnaev.

Të gjitha episodet fatkeqe, që kanë në qendër gjakun vëllazëror, natyrshëm ngrenë pyetjen: A ka njëri prej vëllezërve fuqinë për të nxitur dhunën edhe te tjetri? A munden vëllezërit që të përçojnë tendencën kriminale te njëri-tjetri, më mirë sesa te një person tjetër, që nuk ka lidhje me ta? Hulumtimet e fundit tregojnë se po: ka diçka të veçantë në lidhjen vëllazërore kriminale./tch

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori