“Kur e fituam për herë të fundit?”, Tuchel kritikon tifozët e Anglisë përpara Kupës së Botës
Thomas Tuchel e ka cilësuar Anglinë si “të dobët” përpara Kupës së Botës 2026 që do të zhvillohet së shpejti, duke vënë në pikëpyetje suksesin e tyre historik në skenën globale.
Duke reflektuar mbi mungesën e gjatë të trofeve të kombit, Tuchel u tha me qëllim gazetarëve disa fjalë.
“Nëse nuk e ke fituar kurrë Wimbledonin, ndoshta je një nga favoritët, por nuk je favoriti”, ka thënë fillimisht Tuchel.
“Është thjesht kështu. Ekziston Brazili, ekziston Argjentina, Spanja, Franca dhe ata e bënë këtë së fundmi”.

“Kjo nuk do të thotë që nuk kemi shanse. Së pari do të kualifikohemi dhe pastaj do të dimë saktësisht pse shkojmë atje. Duam të shkojmë deri në fund, por roli duhet të jetë i qartë”.
“Nuk e kuptoj pse duhet ta ngarkojmë veten me faktin se jemi favoritët e mëdhenj. Kur e fituam për herë të fundit?”.
“Le të shkojmë hap pas hapi. Ne ndërtojmë një ekip që është gati të shkojë hap pas hapi dhe askush nuk dëshiron me shpresë të luajë kundër nesh", përfundoi trajneri i Anglisë. /Telegrafi/




























