Një tifoz si Crotones u përpoq për tu shtrirë në spital, vetëm për të parë ndeshjen ndaj Juventusit, pasi spitali gjendet fare afër stadiumit.

Klubi i Crotones u promovua për herë të parë në historinë e tyre, sezonin e kaluar dhe kërkesa për të parë ekipin e tyre ndaj Juventusit, ishte e pabesueshme, duke arritur shifra të mëdha.


Crotone luajnë në stadiumin ‘Ezio Scida’, e cila ka një spital afër, e cila ka pamje të pastër të stadiumit, përcjell Telegrafi.

Një njeri, nga dëshira e madhe për të parë ndeshjen ndaj ‘Zonjës së Vjetër’ u përpoq të bindë stafin se ai kishte nevojë që të shtrihet në spital, sepse vetëm kështu ai mund të shikonte ndeshjen nga reparti i spitalit.

Por, për fat të keq për tifozin me ide ‘brilante’, përpjekjet e tij u hodhën poshtë dhe ai u shpall të jetë i shëndetshëm dhe iu mohua .

Megjithatë, nuk është krejtësisht e qartë nëse mbështetësi ishte i Crotones ose fans i Juventusit, edhe pse artikulli i përkthyer lirshëm shpjegon se ai mund të ketë qenë një tifoz i Juventusit. /Telegrafi/

telegrafi sport app