LAJMI I FUNDIT:

Kupa e Maqedonisë, kualifikohet Shkupi dhe Voska, eliminohen Shkëndija, Struga dhe Gostivari

Kupa e Maqedonisë, kualifikohet Shkupi dhe Voska, eliminohen Shkëndija, Struga dhe Gostivari

Vetëm dy skuadra shqiptare, Shkupi dhe Voska Sport kanë arritur të marrin kualfikimin për në raundin e radhës në Kupën e Maqedonisë së Veriut, përderisa nga 1/8 e finales u eliminuan Shkëndija, Struga Trim Lum dhe Gostivari.

Skuadra e Shkupit mundi bindshëm me rezultat 4-0 Ohrin, në një ndeshje dominuese të bardhekaltërve, ku golat i realizuan Dudu, Trapanovski, Queven dhe Mladenovski.

Finalistët e edicionit të kaluar, Struga u eliminuan nga Voska Sport, me këta të fundit që ishin më të mirë në gjuajtjen e penalltive, pasi ndeshje në minutat e rregullta u mbyll me barazim pa gola.


Shkëndija e Tetovës gjithashtu i mbyll garat e Kupës në këtë fazë, pasi u mposht nga Rabotniçki me shifra 3-2 në duelin e luajtur në kryeqytet në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së.

Skuadra tjetër shqiptare, Gostivari mori eliminim nga Kupa, pasi Brera Strumica përmes penalltive mundën gostivarasit.

Skuadra e Bashkimit u mposht nga Sileksi me shifra 3:2, përderisa me goleadë 11-0 triumfoi Bregallnica ndaj Jang Timit. Gjithashtu nga gara e Kupës u eliminuan edhe Pelisteri dhe Vardari. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori